1 Korrik 2025, 19:03
Nga M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë sot një tjetër sqarim lidhur me dosjen e tij. Përmes rrjeteve sociale Meta thotë se kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron, sipas tij, hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me të.
Ai thotë se SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet dhe realitetin asgjësues, pasi as nuk ka egzistuar dhe as ka për t'u zbuluar kurrë ndonjë kartë e Ilir Metës.
Sipas tij, SPAK tashmë i zhveshur përpara opinionit publik nga mungesa totale e fakteve dhe provave është zhytur në mashtrime, fantazira dhe manipulime mediatike.
Postimi i plotë:
Një risqarim i detyruar për mashtrimet e mediave të inceneratorëve, që citojnë burime të dizinformacionit me regji të SPAK-ut të Narkoqeverisë.
Kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me Ilir Metën.
Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk egziston asnjë kartë bankare e ish-çiftit Meta-Kryemadhi.
SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet dhe realitetin asgjësues, pasi as nuk ka egzistuar dhe as ka për t'u zbuluar kurrë ndonjë kartë e Ilir Metës.
SPAK-u tashmë i zhveshur përpara opinionit publik nga mungesa totale e fakteve dhe provave është zhytur në mashtrime, fantazira dhe manipulime mediatike, që në fakt vetëm sa po e diskreditojnë për turp dhe po e provojnë boterisht se i gjithë procesi ndaj Ilir Metës është vetëm një aferë mafioze e pastër dhe e telekomanduar nga Narkoqeveria.
Unë as nuk kam qenë dhe as nuk kam dëshiruar të shkoj në Beverly Hills dhe Las Vegas, sepse e kam bërë njëherë e përgjithmonë zgjedhjen time që të shkoj me kënaqësi pafund në Prevallë, Çerem e Dobërdol, në majën e Korabit dhe të Jezercës e kudo në mrekullitë natyrore të Shqipërisë tonë kaq të bukur e mahnitëse.
ilir meta
Politike
1 Korrik 2025, 17:52
M.B
Shaip Kamberi
SERBIA- Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, njoftoi të martën se ka v...
Politike
1 Korrik 2025, 17:05
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha sot se ndaj kreut të PL-së Ilir M...
Politike
1 Korrik 2025, 17:09
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Në Kosovë nuk duket se do të arrihet një kompromis politik për konstituim të Kuvendit, ed...
Politike
1 Korrik 2025, 16:43
M.B
Marco Rubio
SHBA- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi sot se Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ...
Politike
1 Korrik 2025, 16:45
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në pjesëmarrjen e punimeve të Asamblesë Parlamentare t...
Politike
1 Korrik 2025, 16:36
E. D
SHKUP- Kryeministri Edi Rama, i cili dodhet në Shkup në kuadër të takimit rajonal BE-Ballkani Perëndimor ka ka vizituar ed...
Politike
1 Korrik 2025, 16:15
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- "EU Reporter" ka publikuar një letër të nënës së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt,...
Politike
1 Korrik 2025, 15:30
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Pas evakuimit të disa shqiptarëve nga Izraeli dy 10 ditë më parë qeveria shqiptare është pë...
Politike
1 Korrik 2025, 14:33
r.ll
sali berisha
PORTUGALI- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, q&...
Politike
1 Korrik 2025, 14:29
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Nga 1 korriku, Danimarka mori drejtimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, duke trashë...