Bota

Shërbimet hekurudhore Paris-Milano pezullohen për disa ditë për shkak të stuhive të forta

Operacionet e pastrimit janë duke u zhvilluar dhe kompania franceze hekurudhore SNCF shpreson se nuk do të ketë dëmtime në shina, gjë që do ta zgjaste ndërprerjen.

1 Korrik 2025, 12:38 Nga N.F
Shërbimet hekurudhore Paris-Milano pezullohen për disa ditë
Foto


FRANCË- Shërbimet hekurudhore midis Parisit dhe Milanos janë pezulluar për të paktën disa ditë pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën Montagne në luginën Morienne në Savoie të hënën. Operacionet e pastrimit janë duke u zhvilluar dhe kompania franceze hekurudhore SNCF shpreson se nuk do të ketë dëmtime në shina, gjë që do ta zgjaste ndërprerjen.

Shërbimet hekurudhore u pezulluan nga ora 17:00 të hënën pas shirave të rrëmbyeshëm që shpërthyen pas një vale të nxehti që shkaktoi rrëshqitje të mëdha balte, duke mbuluar shinat në stacionin Montagne, qyteti i fundit i shërbyer nga hekurudha para kufirit italian.

SNCF operon tre shërbime vajtje-ardhje në ditë midis Milanos dhe Parisit. Të dy qytetet lidhen gjithashtu nga kompania italiane Trenitalia, e cila përdor të njëjtat hekurudha si kompania franceze. Stuhitë shkaktuan një përmbytje historike të një përroi në luginën alpine të Morienne. Megjithatë, deri të hënën në mbrëmje, nuk kishte pasur viktima, sipas prefekturës së Savoie.

Operacionet e pastrimit kanë filluar që nga mëngjesi i sotëm në tre komunitetet e prekura veçanërisht Fourneau, Montagne, Saint-Colobin-de-Villars nga përmbytja e paparë që ndodhi në përroin e Charme. Rreth njëqind bodrume u përmbytën në shtëpi, dyqane dhe ndërtesa publike. Italia po goditet gjithashtu nga stuhi të forta dhe një valë e të nxehtit.

stuhite ne france sherbim hekurudhor

Sondazh

Poll