Sport

Lautaro shumë i ashpër pas humbjes: "Kushdo që nuk dëshiron të qëndrojë duhet të largohet, kjo është një fanelë e rëndësishme"

Mesazhi i kapitenit të zikaltërve, ishte i qartë… ai i drejtohej mesfushorit turk Calhanoglu

1 Korrik 2025, 08:30 Nga DOSJA
Lautaro shumë i ashpër pas humbjes: "Kushdo që nuk

SHBA - Lautaro Martinez ishte shumë i ashpër, pas eliminimit të Interit nga Kupa e Botës për Klube:

"Mesazhi duhet të jetë i qartë: ata që duan të qëndrojnë duhet të qëndrojnë, ata që nuk duan të qëndrojnë duhet të largohen, - ishin fjalët e kapitenit të zikaltërve për Sportmediaset.

Dua të luftoj për objektiva të rëndësishëm, kjo është një fanellë e rëndësishme dhe ky duhet të jetë mesazhi. Për të qëndruar në krye dhe për të sjellë trofe duhet të kemi dëshirë, ky është mesazhi".

Pastaj për ndeshjen: "Në pjesën e parë nuk ishim në lojë, duke pësuar një gol dhe duke bërë gabime në pasime, mbështetje dhe shumë zgjedhje.

Ata shënuan në minutat e para, por u mbrojtën mirë ulët, duke kërkuar kundërsulm. Në pjesën e dytë ishim më të mirë, pastaj në fund humbëm 2-0, dhe lamë gjithçka në fushë". 

Një humbje që është e vështirë të shpjegohet sipas argjentinasit. "Ishte vapë dhe fusha ishte e thatë, por kjo ishte për të dy ekipet. Megjithatë, mbërritëm me pak lodhje mendore dhe lojtarët mungonin.

U kërkoj ndjesë tifozëve dhe të gjithë njerëzve që erdhën këtu për të qenë me ne, tani le të pushojmë për të rinisur në mënyrën më të mirë të mundshme për sezonin e ardhshëm".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll