Sport

ZYRTARE/ "Lëvizje" në krye... Michele Kang tani është presidentja e re Lyonit!

Biznesmenia amerikane zëvendëson ish-presidentin John Textor

30 Qershor 2025, 18:48 Nga DOSJA
ZYRTARE/ "Lëvizje" në krye... Michele Kang tani

FRANCE - Lyon njoftoi të hënën se Michele Kang është emëruar presidente e re e klubit, duke pasuar John Textor, i cili ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha rolet e tij si menaxher.

Amerikania e lindur në Korenë e Jugut ka qenë anëtare e bordit të drejtorëve që nga viti 2023 dhe është gjithashtu pronarja kryesore e ekipit të femrave të klubit francez. Biznesmenia është aksionerja e tretë më e madhe e klubit francez.

“Ky është një moment vendimtar për Lyon. Do të doja ta falënderoja Johnin për vizionin e tij dhe rolin kyç që ka luajtur në integrimin e klubit në familjen Eagle Football. Pres me padurim të punoj me Michaelin dhe bordin për t'u siguruar që Lyon ta kapërcejë këtë sfidë dhe të dalë më i fortë”, tha Kang.

John Textor, nga ana e tij, i tha lamtumirë me besim lidershipit të ri: "Jam jashtëzakonisht krenar për suksesin tonë sportiv te Lyon, i cili ka arritur të rindërtojë ekipin e tij dhe të kthehet në garat evropiane gjatë dy viteve të fundit, pas një mungese të gjatë.

Jam mirënjohës ndaj të gjithëve te Lyon për përkushtimin e tyre gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të vështirë. Michele është zgjedhja ideale për të udhëhequr klubin në fazën tjetër dhe kam besim të plotë se ajo dhe Lyon do të dalin më të fortë nën udhëheqjen e saj", tha agjenti për mediat e klubit. 

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të klubit francez, mund të lexohet se Michele Kang do të trajtojë ankesën në lidhje me rënien e klubit në Ligue 2, divizioni i dytë i Francës.

Struktura e re ekzekutive përfshin gjithashtu edhe Michael Gerlinger, ish-lojtar i Bayern Munich, i cili tani është emëruar drejtor ekzekutiv i klubit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll