Sport

Jose Mourinho, pranë humbjes së portierit…

Fenerbahçe në prag të largimit të gardinit kroat Livakovic, i cili tashmë ka pretendentë

30 Qershor 2025, 19:43 Nga DOSJA
Jose Mourinho, pranë humbjes së portierit…

TURQI - Shtypi turk raporton se portieri kroat Dominik Livakovic është pranë largimit nga Fenerbahçe, skuadër e cila drejtohet nga José Mourinho.

Sipas medias turke Fanatik, portieri, i cili ka qenë në Stamboll për dy sezone, është afër largimit nga nënkampionët e Super Ligës. Gardiani kroat tashmë ka pretendentë nga Evropa: Monaco në Francë, dhe Seville në Spanjë, të cilët thuhet se janë të interesuara për të nënshkruar me Dominik Livakovic.

Fenerbahçe është klubi i dytë profesional i Livakovicit, pasi më parë portieri ka luajtur për Dinamo Zagreb. Ai fitoi medaljen e argjendtë në Kupën e Botës 2018 dhe medaljen e bronztë në Kupën e Botës 2022 me Kroacinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll