Kupa e Botës për Mbappé fillon ndaj Juves: Tudor nis me titullarët, Gatti është rikthyer
SHBA - Kupa e vërtetë e Botës për Klube, për të cituar David Trezeguet, fillon në raundin e 16-të dhe shorti u ka d...
Trajneri i Flamengos shpjegon pse ekipet nga kontinenti i vjetër janë më të mira.
SHBA - Kupa e Botës për Klube ka ndezur një debat nëse ekipet evropiane janë më të mira se ekipet e Amerikës së Jugut. Deri më tani, ka pasur tre fitore për evropianët, dy për amerikanojugorët dhe tre barazime. Sa i përket ekipeve që janë kualifikuar për raundin e 16-tave, rezultati është 9-4 në favor të Evropës.
Gjithashtu, fitorja e Botafogos, kampiones së Libertadores, ndaj PSG-së, fitueses së Ligës së Kampionëve, nxiti një debat nëse ka vërtet kaq shumë ndryshim midis ekipeve nga të dy kontinentet. Megjithatë, ekipi i Renato Paivës u eliminua në raundin e 16-tave nga Palmeiras.
Ndërkohë, trajneri i Flamengos, Filipe Luís, nuk hezitoi të shprehet se lojtarët më të mirë janë në Evropë, duke përmendur Vinícius si shembull. "Unë ende besoj se ekipet elitare evropiane janë superiore dhe kanë lojtarët më të mirë.
Shembulli më i mirë është pse Vinícius Junior nuk është këtu te Flamengo. Lojtari më i mirë në botë është nga Flamengo, por ai nuk është këtu", thotë trajneri brazilian, duke kujtuar kohën e sulmuesit të Real Madridit me klubin e Rio de Janeiros.
Ish-lojtari i Atlético Madrid shpjegon pse lojtarët e Amerikës së Jugut vendosin të udhëtojnë jashtë vendit: "Ata shkojnë në Evropë për të luajtur për ekipet më të mira në botë, me pagat më të larta, prestigjin më të madh dhe për të garuar në garat më të mira. Është kaq e thjeshtë. Ne po garojmë mirë në këtë turne dhe madje mund ta fitojmë."
Flamengo, e trajnuar nga Filipe Luis u mund 4-2 në çerekfinale Bayern Munich, duke vërtetuar inderekt edhe konceptin e trajnerit brazilian p[r nivelin e futbollit në Kontinentin e Vjetër, të cilin ai e ka shijuar për shumë vite.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Kupa e vërtetë e Botës për Klube, për të cituar David Trezeguet, fillon në raundin e 16-të dhe shorti u ka d...
PORTUGALI - Një kapitull i ri në sagën e Viktor Gyökeres. Ndërsa disa javë më parë, presidenti i Sportingut, Fred...
SHBA - Polaku Szymon Marciniak është emëruar nga FIFA për të gjykuar ndeshjen e së martës Real Madrid-Juventus...
SPANJE - Ronald Araujo do të jetë një nga emrat më të spikatur të Barcelonës në orët në vijim, ...
KINE - Kina është ndër vendet më të përparuara në inteligjencën artificiale. Dëshmi e kësaj ësh...
Crystal Palace u kualifikua për në Europa League si fitues i Kupës FA ZVICER - UEFA ka njoftuar se po largon ekipin sllovak Dunajska Streda ...
SPANJE - Lajm i mirë për Spanjën. Këtë të diel, Aitana Bonmati doli nga spitali ku ishte shtruar të premten për men...
SHBA - Nëse kalimi i mesfushës do të ishte një arsye për gëzim… arritja në zonën e penalltisë së kund...
SHBA - Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, shprehu kënaqësinë e tij të dielën pasi arriti të eliminojë In...
SHBA - Ka shumë pak gjëra që mund të bëhen kundër kësaj PSG-je. Javier Mascherano, trajneri i Inter Miamit, e di mir&e...