30 Qershor 2025, 16:27
Nga M.B
Klaudio Kanani shqiptari i dënuar në Kinë
TIRANA- Përpjekjet intensive diplomatike të qeverisë shqiptare gjatë 12 muajve të fundit shpëtojnë nga dënimi kapital në Kinë një të ri me origjinë nga Tepelena. Gazetari Muhamed Veliu, ekskluzivisht ka mësuar se paraditen e kësaj të hëne gjykata e shkallës së parë në Guangzhoi në provincën Guandong e rrëzoi kërkesën e prokurorisë e cila në Maj 2024 kërkoi dënim kapital për Klaudio Kananin.
Kjo gjykatë vendosi dënimin me 25 vite burg duke e shpëtuar nga ekzekutimi Klaudion i cili akuzohej për trafikun e 1 ton droge të nisur nga Hong Kongu. Për dy shtetas kinez të bashkakuzuar me shqiptarin Klaudio Kanani gjykata vendosi ekzekutim me varje ndërsa për dy të tjerë pushkatim përpara publikut. Familjarë të Klaudio Kananit të cilën ndoqën dhënien e vendimit në këtë gjykatë në Kinë, i thanë Top Channel se ata për pak minuta mundën ta takonin.
“Ishte i kënaqur me vendimin dhe i fortë mendërisht pas një pritje të vështirë 12 mujore” u shprehën ata.
Prej Majit 2024 kur prokuroria në Kinë dha pretencën duke kërkuar dënimin kapital, qeveria shqiptare e vënë në lëvizje prej familjarëve, nisi përpjekjet për ti shpëtuar jetën.
Top Channel mëson se ministri punëve të jashtme Igli Hasani gjatë 12 muajve të fundit për këtë çështje ka zhvilluar disa takime me ambasadorin e Kinës në Tiranë.
Po ashtu është përfshitë edhe ministri drejtësisë Ulsi Manja. Ndërsa Riza Poda ambasadori ynë në Kinë e ka parur çështje prioritare menjëherë pas emërimit në Kinë dhe ka qenë prezent sot në gjykatë tek sa u lexua vendimi.
Tanimë Ministria e Drejtësisë bazuar në marrëveshjen e reciprocitetit me Kinën do të nisë proceduat për ta transferuar Klaudio Kanit nga Kina për të vuajtur dënimin në Shqipëri por për këtë duhet pritur edhe vendimi final i gjykatës së atjeshme të apelit./ Top Channel
klaudio kanani shqiptari i dënuar në kinë
Aktualitet
30 Qershor 2025, 16:18
E. D
Marco Rubio
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë një deklaratë të Sekretarit të Sh...
Aktualitet
30 Qershor 2025, 16:12
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 28-vjeçari Njulend Palaj është arrestuar sot në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim n&...
Aktualitet
30 Qershor 2025, 15:10
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Prokuroria e Korçës ka çuar për gjykim dosjen ndaj dy zyrtarëve të Bashkisë t&eu...
Aktualitet
30 Qershor 2025, 14:21
N.F
Foto
TIRANË- GJKKO ka caktuar masën "detyrim paraqitje" ndaj kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Myzyri ësht&...
Aktualitet
30 Qershor 2025, 14:21
r.ll
gazmend hoxha dhe ilir proda
TIRANË- Memorandumi i Bashkëpunimit për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor n&...
Aktualitet
30 Qershor 2025, 13:43
r.ll
foto ilustruese
FILIPINE- Byroja e Imigracionit në Filipine ka ngritur shqetësime lidhur me numrin në rritje të filipinasve që tra...
Aktualitet
30 Qershor 2025, 13:48
N.F
Foto
TIRANË- Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë më parë, me mbi 4.4 milionë u...
Aktualitet
30 Qershor 2025, 12:22
Gabriel Hilty dhe Martine M. Christensen
TIRANË- E ulur në tarracën e një kafeneje në një rrugë të qetë me pemë në Tiranë, Çeljeta M...
Aktualitet
30 Qershor 2025, 12:06
Fatos Shala
Foto
PRISHTINË- Çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë aktualisht luhatet nga 1,200 deri në 2,500 euro, n&e...
Aktualitet
30 Qershor 2025, 11:51
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave, me inicialet J.J. d...