Aktualitet

Konflikti me shkopa bejsbolli në Tiranë/ Arrestohet 28-vjeçari Palaj, menaxheri i basteve sportive “CR7” dhe “333”

Mësohet se Palaj ishte shpallur në kërkim pas caktimit të masës së sigurisë nën masën ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Mbjatje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit’.

30 Qershor 2025, 16:12 Nga M.B

Konflikti me shkopa bejsbolli në Tiranë/ Arrestohet 28-vjeçari

Foto ilustruese

TIRANA- 28-vjeçari Njulend Palaj është arrestuar sot në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim në datën 10.6.2024 pas një konflikti të ndodhur në zonën e Ali Demit me shkopa bejsbolli, ku një prej personave që morën pjesë në sherr qëlloi dhe me armë në ajër.

Mësohet se Palaj ishte shpallur në kërkim pas caktimit të masës së sigurisë nën masën ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Mbjatje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit’.

Gjithashtu bëhet me dije se ai është një nga të dyshuarit kryesor të përfshirë në konfliktin e ndodhur dhe se u zbulua pas deklaratave të rreme dhe kontradiktore të 26-vjeçarit G.K i cili u munduar gjatë hetimeve ta fshinte ngjarjen dhe pjesëmarrjen e Palajt. 

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Nj. P., 28 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale ''Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit'' ,'' Prodhim dhe mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta'' dhe ''Kanosja”.  Ky shtetas u shpall në kërkim me datë 10.06.2024, si i dyshuar i përfshirë në një konflikt në rrugën “Ali Demi".

Lendi Palaj është i njohur nga autoritetet dhe si menaxheri fantazmë i lokaleve të basteve “333” dhe “CR7” është arrestuar.  Palaj nuk figuron në QKB me kompani të regjistruara, por konsiderohet “truri” i lokaleve ku lulëzojnë bastet sportive, pavarësisht ndalimit me ligj.

tirana

Sondazh

Poll