Aktualitet

Sezoni turistik 2025/ Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit mes policisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës

Shërbimet e përbashkëta do të kenë si objektiva: parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore; menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin të dy shtetet dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e policimit rrugor.

30 Qershor 2025, 14:21 Nga r.ll
Sezoni turistik 2025/ Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit mes
gazmend hoxha dhe ilir proda

TIRANË- Memorandumi i Bashkëpunimit për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri gjatë sezonit turistik 2025 është firmosur mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës. Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

Shërbimet e përbashkëta do të kenë si objektiva: parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore; menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin të dy shtetet dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e policimit rrugor.

Proda e cilësoi i praninë e kolegëve nga Kosova si një ndihmë të çmuar dhe një simbol për harmoninë dhe koordinimin mes dy policive, jo vetëm në fushën e sigurisë rrugore, por edhe në luftën e përbashkët kundër krimit dhe paligjshmërisë.

Nga ana e tij, Kolonel Hoxha u shpreh se efektivët e Policisë së Kosovës janë të nderuar për mundësinë që t’u shërbejnë qytetarëve krah kolegëve të Policisë shqiptare, dhe se do të angazhohen maksimalisht për përmbushjen e objektivave të këtij memorandumi. Shërbimet e përbashkëta nisin nga data 1 korrik 2025.

policia e kosoves sezoni turistik 2025 ilir proda gazmend hoxha

Sondazh

Poll