Bota

Tërmeti me magnitudë 4.6 ballë godet Napolin/ Banorët të panikosur dalin në rrugë, shërbimet e trenave të ndërprera (VIDEO)

Sipas mediave të huaja ky ishte tërmeti më i fortë në dyzet vitet e fundit, në një zonë veçanërisht sizmikisht aktive. Sipas informacionit të deritanishëm, nuk ka të lënduar apo dëme materiale.

30 Qershor 2025, 15:28 Nga E. D
Tërmeti me magnitudë 4.6 ballë godet Napolin/ Banorët
foto ilustruese

NAPOLI- Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka goditur zonën e Napolit në orën 12:47 sipas kohës lokale. Sipas mediave të huaja ky ishte tërmeti më i fortë në dyzet vitet e fundit, në një zonë veçanërisht sizmikisht aktive. Sipas informacionit të deritanishëm, nuk ka të lënduar apo dëme materiale.

 

Shumë banorë lanë shtëpitë dhe zyrat e tyre si masë paraprake. Thellësia fokale e tërmetit ishte 5 kilometra. Gjithashtu trafiku i trenave u pezullua në zonën e Napolit si masë paraprake.

Tërmeti me magnitudë 4.6 ballë godet Napolin/ Banorët

termet ne napoli

Sondazh

Poll