Bota

Qiellgërvishtësja në ndërtim e sipër përfshihet nga flakët në Berlin, u dëgjuan tre shpërthime (VIDEO)

Sipas raportimeve para se të shihej tymi pati tre shpërthime të fuqishme me valë të mëdha goditëse, të cilat u ndjenë edhe në ndërtesat fqinje. Shpërthimet ndodhën një deri në dy minuta larg njëri-tjetrit.

30 Qershor 2025, 13:19 Nga N.F
Qiellgërvishtësja në ndërtim e sipër përfshihet
Foto

BERLIN- Një zjarr shpërtheu të hënën në mëngjes në një rrokaqiell në ndërtim e sipër në Berlin. Pamjet e publikuara treguan një re të dendur tymi në qiell. Sipas raportimeve para se të shihej tymi pati tre shpërthime të fuqishme me valë të mëdha goditëse, të cilat u ndjenë edhe në ndërtesat fqinje. Shpërthimet ndodhën një deri në dy minuta larg njëri-tjetrit.

Sipas departamentit të zjarrfikësve, zjarri shpërtheu në çati. Atje, si dhe në të gjithë ndërtesën, po zhvilloheshin punime ndërtimi. Shtrirja e sipërfaqes së djegur është aktualisht e paqartë. 100 zjarrfikës punuan për të shuar zjarrin. Ndërtesa e re që u përfshi nga flakët është “John Jahr Haus”, një ndërtesë zyrash dhe shitjesh me pakicë me vlerë 115 milionë euro. Ajo zëvendëson “Constanze Pressehaus” legjendare.

zjarr ne berlin

Sondazh

Poll