Bota

Alarm në Milano/ Reklama mbi ndërtesën 44 katëshe rrezikon të bjerë, autoritetet marrin masat, mbyllet çdo gjë rreth rrokaqiellit Hadid (VIDEO)

Rrokaqielli me lartësi 192 metra ka 44 kate dhe në zyrat e tij punojnë më shumë se 2,000 njerëz.

30 Qershor 2025, 13:04 Nga N.F
Alarm në Milano/ Reklama mbi ndërtesën 44 katëshe rrezikon
Foto

MILANO- Në orët e para të mëngjesit, banorët e Milanos  kuptuan se një nga dy tabelat reklamuese të vendosura në çatinë e rrokaqiellit Hadid, një nga më të lartat në kryeqytetin italian, ishte përkulur. Tabela pësoi një lëvizje dhe zjarrfikësit, së bashku me një numër specialistësh, janë mobilizuar për të riparuar dëmet dhe për të garantuar që në rast se tabela bie në tokë, askush nuk do të lëndohet.

Rrokaqielli me lartësi 192 metra ka 44 kate dhe në zyrat e tij punojnë më shumë se 2,000 njerëz. Sot, atyre nuk u lejua të hynin në ndërtesë dhe e gjithë zona, përfshirë një stacion metroje dhe një qendër tregtare, është mbyllur.

 

milano rrokaqielli hadid

Sondazh

Poll