Bota

Trump: Nuk po i ofroj asgjë Iranit, as nuk po flas me ta

Të premten, Trump mohoi raportet e medias se administrata e tij kishte diskutuar ndihmën e Iranit për të aksesuar deri në 30 miliardë dollarë fonde  në mënyrë që të ketë një program bërthamor për të prodhuar energji për qëllime paqësore.

30 Qershor 2025, 09:42 Nga N.F
Trump: Nuk po i ofroj asgjë Iranit, as nuk po flas me ta
Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nuk po bisedon me Teheranin pasi bombarduesit amerikanë sulmuan objektet bërthamore iraniane, duke theksuar se nuk i ofron asgjë atij vendi.

Në një postim që bëri gjatë natës në Truth Social, presidenti i SHBA-së shkroi: "Unë NUK i ofroj ASGJË Iranit, ndryshe nga Obama i cili i pagoi miliarda dollarë si pjesë e lëvizjes së pamend drejt një Plani të Përbashkët Gjithëpërfshirës Veprimi për armët bërthamore  (i cili tani do të skadonte!). Unë as nuk kam folur me ta që kur NE I SHKATËRRUAM PLOTËSISHT objektet e tyre bërthamore."

Të premten, Trump mohoi raportet e medias se administrata e tij kishte diskutuar ndihmën e Iranit për të aksesuar deri në 30 miliardë dollarë fonde  në mënyrë që të ketë një program bërthamor për të prodhuar energji për qëllime paqësore.

Teherani i kërkoi OKB-së të njohë Izraelin dhe SHBA-në si përgjegjës për luftën 12-ditore kundër Iranit, e cila përfundoi më 24 qershor me zbatimin e një armëpushimi, sipas një letre të botuar sot dhe drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

"Me këtë letër ne i kërkojmë zyrtarisht Këshillit të Sigurimit të njohë regjimin izraelit dhe SHBA-në si iniciatorët e veprimit agresiv dhe të njohë përgjegjësinë e tyre të mëvonshme, duke përfshirë pagesën e kompensimit dhe dëmshpërblimeve", shkroi kreu i diplomacisë iraniane Abbas Araghchi në këtë letër drejtuar Antonio Guterres.

trump iran

Sondazh

Poll