Bota

Netanyahu: Fitorja ndaj Iranit krijon mundësi të mëdha rajonale!

Netanyahu shtoi se beson se mund t'i përmbushin këto dy misione. Ai iu referua edhe një herë mundësisë së Izraelit për të lidhur marrëveshje të tjera paqeje me vendet e rajonit.

30 Qershor 2025, 08:47 Nga N.F
Netanyahu: Fitorja ndaj Iranit krijon mundësi të mëdha rajonale!
Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një videomesazh të publikuar nga zyra e tij u shpreh se fitorja e vendit të tij kundër Iranit krijon mundësi për lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës. Ai theksoi se Izraeli gjithashtu duhet të zgjidhë çështjen e Gazës dhe të mposhtin Hamasin.

Netanyahu shtoi se beson se mund t'i përmbushin këto dy misione. Ai iu referua edhe një herë mundësisë së Izraelit për të lidhur marrëveshje të tjera paqeje me vendet e rajonit.

"Po hapen mundësi të mëdha rajonale", tha ai, tre ditë pasi foli për herë të parë mbi këtë temë.

Në vitin 2020, me Marrëveshjet e Abrahamit, nën kujdesin e Donald Trump - gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë - Izraeli normalizoi marrëdhëniet e tij me tre vende arabe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Marokun.

netanyahu izrael

Sondazh

Poll