29 Qershor 2025, 11:12
Nga E. D
pamje nga vendngjarja
SERBI- Policia serbe është përleshur me një turmë të madhe protestuesish antiqeveritarë që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe fundin e sundimit 12-vjeçar të Presidentit Aleksandar Vuçiç në kryeqytetin Beograd. Rreth 140,000 protestuesish u mblodhën në qytet të shtunën, me pankarta: "Duam zgjedhje!".
Dhjetëra persona u arrestuan, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese. Presidenti Vuçiç akuzoi protestuesit që bënin thirrje për zgjedhje si pjesë të një komploti të huaj që përpiqeshin të uzurponin vendin e tij.
“Ata donin ta rrëzonin Serbinë dhe kanë dështuar”, shkroi ai në faqen e tij në Instagram.
Të premten, pesë persona u arrestuan, të akuzuar për komplot për të përmbysur qeverinë, sipas një deklarate nga Gjykata e Lartë e Serbisë në Beograd. Pas përleshjeve, ministri i policisë dënoi ashpër dhunën nga protestuesit dhe tha se përgjegjësit do të arrestohen.
Muaj të tërë protestash në të gjithë vendin përfshirë mbylljen e universiteteve e kanë tronditur Vuçiç, mandati i dytë i të cilit përfundon në vitin 2027, kur janë planifikuar edhe zgjedhjet parlamentare. Sladjana Lojanovic, 37 vjeç, një fermere nga qyteti Sid në veri, tha të shtunën se erdhi për të mbështetur studentët.
"Institucionet janë uzurpuar dhe... ka shumë korrupsion. Zgjedhjet janë zgjidhja, por nuk mendoj se ai (Vuçiç) do të dëshirojë të largohet në mënyrë paqësore", i tha ajo Reuters.
Presidenti më parë ka refuzuar zgjedhje të parakohshme. Koalicioni i tij i udhëhequr nga Partia Progresive mban 156 nga 250 vende parlamentare. Kundërshtarët e Vuçiç e akuzojnë atë dhe aleatët e tij për lidhje me krimin e organizuar, korrupsionin, dhunën kundër rivalëve dhe kufizimin e lirive të medias, të cilat ata i mohojnë.
Ai ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë, dhe Serbia një kandidate për anëtarësim në BE nuk i është bashkuar regjimit të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës. Protestat nga studentët, opozita, mësuesit, punëtorët dhe fermerët filluan dhjetorin e kaluar pasi 16 persona vdiqën më 1 nëntor në shembjen e çatisë së stacionit hekurudhor të Novi Sadit. Protestuesit fajësojnë korrupsionin për katastrofën.
Protesta masive e ka detyruar tashmë ish-kryeministrin të japë dorëheqjen. Ndërsa protestuesit mbrëmjen e djeshme u bënë thirrje serbëve të “merrnin lirinë në duart e tyre” dhe duke u dhënë atyre “dritën jeshile”.
“Autoritetet kishin të gjitha mekanizmat dhe gjithë kohën në dispozicion për të përmbushur kërkesat dhe për të parandaluar një përshkallëzim. Në vend të kësaj, ata zgjodhën dhunën dhe shtypjen kundër popullit. Çdo radikalizim i situatës është përgjegjësi e tyre," thanë organizatorët në një deklaratë në Instagram pas tubimit.
protesta ne serbi
Bota
29 Qershor 2025, 10:58
E. D
Rafael Grossi
IRAN- Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së ka deklaruar se Irani ka kapacitetin për të filluar për...
Bota
29 Qershor 2025, 10:47
E. D
SHBA- Donald Trump shprehu edhe një herë kundërshtimin e tij të fortë ndaj vazhdimit të gjyqit të kryeministrit izrael...
Bota
29 Qershor 2025, 10:10
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Mijëra izraelitë u mblodhën në qendër të Tel Avivit të shtunën në mbrëm...
Bota
29 Qershor 2025, 10:02
E. D
foto ilustruese
SERBI- Sipas Arkivit të Tubimeve Publike në Serbi, rreth 140,000 njerëz u mblodhën mbrëmë në...
Bota
29 Qershor 2025, 09:10
I.A
Von der Leyen dhe Trump
Ndërsa i afrohemi 9 korrikut , kur skadon afati tremujor i Presidentit të SHBA-së Donald Trump p...
Bota
29 Qershor 2025, 09:03
I.A
Protesta
HUNGARI- Evropa iu kundërvu sërish kryeministrit hungarez të ekstremit të djathtë Viktor Orban dje, ndërsa...
Bota
29 Qershor 2025, 08:52
I.A
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit të arrijnë një marrëveshje...
Bota
29 Qershor 2025, 08:43
I.A
Foto Ilustruese
Që nga fillimi i luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit ...
Bota
29 Qershor 2025, 08:30
I.A
Foto Ilustruese
Në kërkimet për mbetje bërthamore të hedhura dekada më parë, studiuesit kanë zbuluar dhe lokalizua...
Bota
28 Qershor 2025, 22:50
N.F
Serbi
SERBI- Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve që janë mbledhur përpara një kordoni policor afër Presidenc&...