29 Qershor 2025, 08:30
Nga I.A
Foto Ilustruese
Në kërkimet për mbetje bërthamore të hedhura dekada më parë, studiuesit kanë zbuluar dhe lokalizuar tashmë më shumë se 1. 000 fuçi në Atlantikun Verilindor, sipas një zëdhënëseje të organizatës franceze kërkimore CNRS. Ekipi ndërkombëtar i kërkimit u nis nga Bresti, Franca perëndimore, në mesin e qershorit me anijen "L'Atalante" drejt zonës kërkimore në pellgun e Evropës Perëndimore të Atlantikut. Për katër javë ata janë në kërkim të fuçive me mbetje bërthamore për të vlerësuar ndikimin e tyre në ekosistemin lokal.
Mes viteve 1950 dhe 1980, disa shtete i hodhën mbetjet bërthamore thjesht në oqean. Në atë kohë, thellësitë e oqeaneve dukeshi si një zgjidhje e leverdisshme dhe e thjeshtë për asgjësimin e mbetjeve bërthamore të gjeneruara nga zhvillimi industrial dhe laboratorët - të paktën aty ku oqeani konsiderohej gjeologjikisht i qëndrueshëm.
Vetëm në vitin 1993 u ndalua përfundimisht hedhja e mbetjeve bërthamore në oqean. Besohet se të paktën 200.000 fuçi të tilla gjenden vetëm në Atlantikun Verilindor - në një thellësi prej 3.000 deri në 5.000 metra. Megjithatë, vendndodhja e saktë e mbetjeve bërthamore është e panjohur. Po ashtu pak dihet për gjendjen e fuçive dhe nëse ato ndodhen më vete apo të grupuara.
Studiuesit po hulumtojnë ndikimin në mjedis
Studiuesit aktualisht po eksplorojnë zonën ku ndoshta ka rënë gjysma e mbeturinave. Ekipi synon të krijojë një hartë të fuçive të mbeturinave bërthamore të gjetura dhe të marrë mostra të shumta nga uji, shtrati i detit dhe kafshët. Në këtë ekspeditë ata mbështeten nga roboti autonom zhytës Ulyx, i cili është i pajisur, ndër të tjera, me një kamerë për imazhe 3D dhe një sistem sonor për gjetjen e objekteve.
Patrick Chardon, kreu i projektit NODSSUM-Nuclear Ocean Dump Site Survey Monitoring, Monitorimi i Vendndodhjes së Mbeturinave Bërthamore në Oqeani, mendon se radioaktiviteti në shumicën dërrmuese të mbetjeve bërthamore në Atlantikun e Veriut do të jetë zhdukur praktikisht pas rreth 300 deri në 400 vjetësh. Fuçitë u projektuan për t'i bërë ballë presionit të oqeanit të thellë, por jo për ta mbajtur vërtet brenda radioaktivitetin. Chardon ka dyshime, se radioaktiviteti mund të ketë dalë nga kontejnerët prej kohësh./DW
Bota
28 Qershor 2025, 22:50
N.F
Serbi
SERBI- Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve që janë mbledhur përpara një kordoni policor afër Presidenc&...
Bota
28 Qershor 2025, 22:40
N.F
Pamje nga vendngjarja
SHBA- Një fenomen i pazakontë po bën xhiron e rrjetit teksa ka habitur edhe banorët e Detroitit të prem...
Bota
28 Qershor 2025, 22:31
N.F
Protesta
SERBI- Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Beogradit për të mbështetur kërkes&...
Bota
28 Qershor 2025, 22:06
N.F
Foto
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur i bindur se Irani nuk mund ta dinte paraprakisht për sulmet e planifikuara ...
Bota
28 Qershor 2025, 21:20
N.F
Foto
GJERMANI- Qeveria e Merz në Gjermani po shqyrton seriozisht hapjen e rrugës për shitjen e Eurofighters Ankarasë, di&cced...
Bota
28 Qershor 2025, 19:25
N.F
Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin shprehu besimin e tij se Rusia do të dalë fitimtare nga lufta që i shpalli në shkurt t&...
Bota
28 Qershor 2025, 17:34
Matthew Whitaker
Matthew Whitaker dhe Trump
SHBA- Administrata Trump bëri histori në Holandë këtë javë, pasi u sigurua që Aleanca më...
Bota
28 Qershor 2025, 16:47
N.F
Foto
SERBI- Beogradi po përgatitet për një tjetër protestë të udhëhequr nga studentët të shtunën për...
Bota
28 Qershor 2025, 15:58
N.F
Foto
EVROPË- Autoritetet në të gjithë Evropën janë në gatishmëri ndërsa vala e parë e të n...
Bota
28 Qershor 2025, 15:46
N.F
Foto
PAKISTAN- 24 persona, gjysma e të cilëve fëmijë kanë vdekur në Pakistan nga përmbytjet dhe shembjet ...