29 Qershor 2025, 10:47
Nga E. D

SHBA- Donald Trump shprehu edhe një herë kundërshtimin e tij të fortë ndaj vazhdimit të gjyqit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Konkretisht, presidenti amerikan theksoi të shtunën se nuk do të "tolerojë" vazhdimin e gjyqit për korrupsion të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe kërkoi që ai të anulohet "menjëherë".
“Shtetet e Bashkuara shpenzojnë miliarda dollarë në vit, shumë më tepër se çdo komb tjetër, për të mbrojtur dhe mbështetur Izraelin”, theksoi presidenti republikan nëpërmjet Truth Social. “Ne nuk do ta tolerojmë këtë”, shtoi ai, duke iu referuar procedurave penale që janë në vazhdim.
"Benjamin Netanyahu po negocion një marrëveshje me Hamasin, e cila do të përfshijë lirimin e pengjeve. Si është e mundur që Kryeministri i Izraelit të zvarritet nëpër sallën e gjyqit gjithë ditën për ASGJË?", tha gjithashtu Donald Trump.
Të premten, një gjykatë izraelite hodhi poshtë një kërkesë nga mbrojtja e zotit Netanyahu për të shtyrë seancat dëgjimore në gjyqin e tij për korrupsion, mashtrim dhe shkelje të besimit për dy javë. Një avokat i kryeministrit izraelit ka kërkuar shtyrjen e procedurave që priten javën e ardhshme, duke përmendur "zhvillimet në rajon dhe në botë", pas luftës kundër Iranit dhe mes luftës së vazhdueshme në Rripin e Gazës.
Më pas ai paraqiti në gjykatë një kërkesë të re për shtyrje, e cila kishte të bënte me anulimin e dy gjyqeve pasuese. Donald Trump kërkoi të mërkurën që gjyqi të anulohej, të cilin e karakterizoi si, një "gjueti shtrigash". Diçka që e përsëriti dje, duke e përshkruar atë si të ngjashme me atë që ai vetë "vuajti". Ai gjithashtu sugjeroi dhënien e një faljeje për "heroin e madh", një ditë pas armëpushimit që u zbatua midis Izraelit dhe Iranit.
Netanyahu i mohon akuzat në këtë gjyq, i cili është shtyrë vazhdimisht që kur filloi në maj 2020. Në rastin e parë, ai akuzohet se ka pranuar, së bashku me gruan e tij Sara Netanyahu, dhurata luksoze me vlerë më shumë se 260,000 dollarë, puro, bizhuteri, shampanjë etj, nga miliarderë në këmbim të favoreve politike. Në dy çështjet e tjera kundër tij, Netanyahu akuzohet se ka negociuar për të siguruar mbulim më të favorshëm nga dy media izraelite.
donald trump benjamin netanyahu
Bota
29 Qershor 2025, 10:10
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Mijëra izraelitë u mblodhën në qendër të Tel Avivit të shtunën në mbrëm...
Bota
29 Qershor 2025, 10:02
E. D
foto ilustruese
SERBI- Sipas Arkivit të Tubimeve Publike në Serbi, rreth 140,000 njerëz u mblodhën mbrëmë në...
Bota
29 Qershor 2025, 09:10
I.A
Von der Leyen dhe Trump
Ndërsa i afrohemi 9 korrikut , kur skadon afati tremujor i Presidentit të SHBA-së Donald Trump p...
Bota
29 Qershor 2025, 09:03
I.A
Protesta
HUNGARI- Evropa iu kundërvu sërish kryeministrit hungarez të ekstremit të djathtë Viktor Orban dje, ndërsa...
Bota
29 Qershor 2025, 08:52
I.A
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit të arrijnë një marrëveshje...
Bota
29 Qershor 2025, 08:43
I.A
Foto Ilustruese
Që nga fillimi i luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit ...
Bota
29 Qershor 2025, 08:30
I.A
Foto Ilustruese
Në kërkimet për mbetje bërthamore të hedhura dekada më parë, studiuesit kanë zbuluar dhe lokalizua...
Bota
28 Qershor 2025, 22:50
N.F
Serbi
SERBI- Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve që janë mbledhur përpara një kordoni policor afër Presidenc&...
Bota
28 Qershor 2025, 22:40
N.F
Pamje nga vendngjarja
SHBA- Një fenomen i pazakontë po bën xhiron e rrjetit teksa ka habitur edhe banorët e Detroitit të prem...
Bota
28 Qershor 2025, 22:31
N.F
Protesta
SERBI- Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Beogradit për të mbështetur kërkes&...