Bota

Si nëpër filma/ Amaneti i fundit i të moshuarit "çmend" kalimtarët, helikopteri hedh nga qielli para për banorët e Detroit (VIDEO)

Hedhja e parave ishte në nder të Darrell Thomas, një pronar lavazhi makinash i cili mbështeti një lagje të tërë përpara se të ndërronte jetë së fundmi për shkak të sëmundjes së Alzheimerit.

28 Qershor 2025, 22:40 Nga N.F
Si nëpër filma/ Amaneti i fundit i të moshuarit
Pamje nga vendngjarja

SHBA- Një fenomen i pazakontë po bën xhiron e rrjetit teksa ka habitur edhe banorët e Detroitit të premten. Banorët siç ndodh nëper filma panë kartëmonedha që binin nga qielli. "Shiu i pazakontë i parave" mbi Gratiot Avenue ishte amanet nga një person i cili kishte ndërruar jetë.

Hedhja e parave ishte në nder të Darrell Thomas, një pronar lavazhi makinash i cili mbështeti një lagje të tërë përpara se të ndërronte jetë së fundmi për shkak të sëmundjes së Alzheimerit. Ai e donte shumë familjen e tij, i mbështeste fqinjët e tij dhe ishte një koleksionist i zjarrtë i makinave klasike. Kjo ishte dëshira e tij e fundit dhe djali i Thomas së bashku me familjen dhe miqtë, vendosi të vazhdonte trashëgiminë e bujarisë së lënë pas nga i ati.

 "Detroit, mund të mos e dini kush ishte babai im, por ai ishte një njeri i madh", tha Smoke . "Ai ishte një legjendë në komunitetin e tij, ai i bekoi të gjithë dhe kjo ishte dhurata e tij e fundit për të gjithë. Asgjë më shumë" shtoi ai.

Trafiku i paparë detyroi policinë lokale të trafikut të bllokonte Gratiot Avenue për rreth gjysmë ore, pasi shumë shoferë braktisën makinat e tyre në mes të rrugës dhe dolën për të mbledhur kartëmonedhat.

para nga qielli ne shba

Sondazh

Poll