Bota

Trump i bindur: Iranianët nuk e dinin për sulmet amerikane, nuk larguan uraniumin!

Presidenti amerikan vazhdoi gjithashtu të këmbëngulte se iranianët nuk kishin pasur kohë për të hequr uraniumin nga objekti bërthamor i Fordow, pasi, siç tha ai, një operacion i tillë do të kishte qenë shumë i vështirë dhe i rrezikshëm. 

28 Qershor 2025, 22:06 Nga N.F
Trump i bindur: Iranianët nuk e dinin për sulmet amerikane, nuk
Foto

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur i bindur se Irani nuk mund ta dinte paraprakisht për sulmet e planifikuara nga ushtria amerikane përpara se ato të ndodhnin. Trump u shpreh se ata nuk u paralajmëruan.

Presidenti amerikan vazhdoi gjithashtu të këmbëngulte se iranianët nuk kishin pasur kohë për të hequr uraniumin nga objekti bërthamor i Fordow, pasi, siç tha ai, një operacion i tillë do të kishte qenë shumë i vështirë dhe i rrezikshëm.  Sipas tij ata nuk e zhvendosën vetë materialin. Trump tha se iranianët nuk morën uraniumin që ishte thellë brenda pasi ishtë shumë e vështirë dhe shumë e rëndë.

"Përveç kësaj, askush nuk mendonte se do t'i sulmonim këto objekte, sepse të gjithë thanë se nuk ishin të disponueshme", shtoi Trump.

Më parë, Neë York Times , duke cituar burime, raportoi se Irani hoqi pajisjet dhe uraniumin nga objekti bërthamor disa ditë para sulmeve të SHBA-së kundër tij.

trump tensionet izrael-iran

Sondazh

Poll