28 Qershor 2025, 15:04
Nga N.F
Parada
BUDAPEST- Mijëra persona pritet të sfidojnë një ndalesë qeveritare të shtunën, duke marrë pjesë në Paradën e Krenarisë në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Qeveria e popullistit të krahut të djathtë, Viktor Orban dhe policia e Budapestit e kanë ndaluar organizimin vjetor, nën pretekstin se ligji i ri ndalon që të rinjtë t’i ekspozohen stilit joheteroseksual të jetesës.
Megjithatë, kryetari i Budapestit, Gergely Karacsony, lider i opozitës, e ka përkrahur marshin duke e bashkë-organizuar me komunën, në mënyrë që ai të shpallet organizim komunal dhe kështu nuk kërkon miratim prej policisë.
Paradat e Krenarisë, organizime vjetore në shumë qytete perëndimore synojnë t’i çojnë përpara të drejtat e komunitetit LGBTQ (lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe trangjinorë). Iniciativa e Orbanit është kundërshtuar në Hungari, ndërsa Bashkimi Evropian dhe grupe për të drejta të njeriut i kanë dënuar këto veprime të tij.
“Jemi duke ngritur zërin për veten tonë. Nëse ligji nuk përmbyset, lindja e Evropës mund të përballet me një valë masash të tilla”, ka thënë Viktoria Radvanyi, organizatore e paradës.
Megjithatë Orbani ka paralajmëruar më 27 qershor se pjesëmarrësit duhet të jenë të vetëdijshëm për “pasojat ligjore”.
Pjesëmarrësit mund të përballen me gjoba deri në 850 dollarë, derisa organizatorët mund të burgosen deri në një vit. Autoritetet mund të përdorin teknologji për identifikim të fytyrës për t’i identifikuar pjesëmarrësit. Mirëpo, Karacsony ka insistuar se pjesëmarrësit nuk do të ndëshkohen.
“Policia e ka vetëm një detyrë, dhe atë serioze, të garantojë sigurinë e shtetasve hungarezë dhe evropianë që marrin pjesë në organizim”, ka thënë ai më 27 tetor.
Ministri i Drejtësisë në Hungari, Bence Tuzson, e ka kërcënuar Karacsonyn me një vit burgim për ndihmën e ofruar në organizimin të ngjarjes. Ministri i ka paralajmëruar edhe ambasadat e huaja në Budapest për ndalesën ekzistuese.
Në edicionin e 30-të të paradës pritet të marrin pjesë rreth 35.000 njerëz. Disa ligjvënës dhe ministra evropianë nga vendet e bllokut evropian pritet të marrin pjesë, po ashtu, në këtë organizim, si shenjë solidariteti me pjesëmarrësit./ REL
parada e krenarise ne budapest
Bota
28 Qershor 2025, 14:14
r.ll
viktima
PERU- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Peru, ku trupi i një 19-vjeçareje e cila ishte raportuar e hu...
Bota
28 Qershor 2025, 14:13
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Të paktën 34 persona janë vrarë në Gazë si pasojë e sulmeve izraelite, kanë bër&eum...
Bota
28 Qershor 2025, 13:09
droga e kapur
BRITANI E MADHE- Një sasi kokaine me vlerë gati 100 milionë paund është sekuestruar në një port të Br...
Bota
28 Qershor 2025, 12:39
r.ll
grate ne afganistan
AFGANISTAN- Që nga rikthimi i talibanëve në pushtet gati katër vjet më parë, shumica e grave i kanë ...
Bota
28 Qershor 2025, 10:49
r.ll
pamje nga funeralet
IRAN- Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e qendrës së Teheranit ditën e sotme për funeralin e kr...
Bota
28 Qershor 2025, 09:40
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti një fitore para Gjykatës së Lartë në mosmarrëveshj...
Bota
28 Qershor 2025, 09:01
r.ll
donald trump dhe xi jinping
SHBA- Sipas informacioneve të të dyja palëve, Kina dhe SHBA kanë rënë dakord ...
Bota
28 Qershor 2025, 08:31
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Një djalë 7-vjeçar dhe një vajzë 8-vjeçare, të cilët ishin zhdukur që nga viti 2...
Bota
28 Qershor 2025, 08:16
r.ll
aksidenti
EGJIPT- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në veri të Egjiptit të premten duke lënë të...
Bota
28 Qershor 2025, 08:11
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Familjarët e pengjeve izraelite do të protestojnë në Tel Aviv të shtunën për të kërkua...