Aktualitet

Akuzohet se ka trafikuar lëndë narkotike në Itali, arrestohet 40-vjeçari në Dibër, pritet esktradimi (EMRI)

Në pranga është vënë shtetasi Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi. 

28 Qershor 2025, 11:12 Nga r.ll
Akuzohet se ka trafikuar lëndë narkotike në Itali, arrestohet
foto nga arrestimi

TIRANË- Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në Itali, është arrestuar në Dibër. Në pranga është vënë shtetasi Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi. 

Gjykata në L’Aquila i ka caktuar 40-vjeçarit, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim. Ndërkohë pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe me koordinimin e rrjetit ENFAST, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 50”.

Akuzohet se ka trafikuar në Itali, lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.

Gjatë operacionit “Operacionalja 50”, si rezultat i koordinimit të punës, nëpërmjet rrjetit ENFAST, me Policinë italiane, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale kapi në Dibër, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. T. alias E. E., 40 vjeç.

Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali.

emrulla tomja emrulla elezi

Sondazh

Poll