Aktualitet

Kultivuan 194 bimë kanabisi pranë banesës së tyre, arrestohen babë e bir në Tepelenë (EMRAT)

Bimët narkotike u gjetën pas kontrolleve me dron në territor.

28 Qershor 2025, 10:30 Nga r.ll
Kultivuan 194 bimë kanabisi pranë banesës së tyre,
droga

TEPELENË- Babë dhe bir janë arrestuar në Tepelenë, pasi kanë kultivuar 194 bimë narkotike kanabis pranë banesës së tyre në fshatin Mezhgoran. 

Bimët narkotike u gjetën pas kontrolleve me dron në territor. Në pranga janë vënë Mitat dhe Ermal Cani, 64 dhe 35 vjeç. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një pjesë të vogël e bimëve narkotike, ndërsa pjesa tjetër asgjësohet nëpërmjet djegies.

NJOFTIMI I POLICISË:

Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, kontrolle që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Tepelenë evidentoi një rast në këtë fushë.

Për rastit u vunë në pranga shtetasit M. C., 64 vjeç dhe E. C., 35 vjeç, babë e bir, pasi dyshohet se kishin kultivuar 194 bimë narkotike Cannabis Sativa, në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

tepelene mitat cani ermal cani

Sondazh

Poll