Aktualitet

Dënimi me burgim përjetë i Taulant Malajt, avokati i Tefta Lelajt: Shumë i kënaqur me rezultatin, një dënim shembullor

Malaj u akuzua për vrasje të dyfishtë me dashje dhe tentativë vrasjeje me faktorë të shumtë rëndues, të kryera në Torremaggiore më 7 maj 2023. Vajza vdiq ndërsa përpiqej të mbronte nënën e saj, Tefta Lelaj e cila ishte plagosur nga babai i saj. 

27 Qershor 2025, 22:29 Nga N.F
Dënimi me burgim përjetë i Taulant Malajt, avokati i Tefta
Massimo De Santis, Taulant Malaj, Tefta Lelaj dhe Xhesika Malaj

ITALI- 47-vjeçari shqiptar, Taulant Malaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare dhe fqinjit të tij, Massimo De Santis në Itali. Avokati ish-bashkëshortes së Malajt, Roberto De Rossi u shpreh i kënaqur me rezultatin e procesit gjyqësor. Ai e ka cilësuar si një dënim shëmbullor.

“Jam padyshim shumë i kënaqur me rezultatin e gjyqit. U dha një dënim shembullor që pranoi plotësisht kërkesat e Prokurorisë. Lotët dhe përqafimi i gjatë i Teftës vlejnë më shumë se një mijë fjalë", tha avokati.

Malaj u akuzua për vrasje të dyfishtë me dashje dhe tentativë vrasjeje me faktorë të shumtë rëndues, të kryera në Torremaggiore më 7 maj 2023. Vajza vdiq ndërsa përpiqej të mbronte nënën e saj, Tefta Lelaj e cila ishte plagosur nga babai i saj. 

Gjyqi filloi më 22 mars 2024 para Gjykatës së Asisimeve të tribunalit të Foggias, ku ditët e fundit prokuroria kishte kërkuar një dënim me burgim të përjetshëm për të pandehurin me izolim gjatë ditës prej një viti e 6 muajsh.

Avokati Roberto De Rossi, i cili asistoi Tefta Malajn, gruaja që ka ndryshuar mbiemrin që atëherë, nuk e ka konsideruar kurrë të besueshme tezën e ngritur nga mbrojtja, për një defekt mendor të të pandehurit që i atribuohet një çrregullimi të gjumit.

Sjelljet e kryera menjëherë pas vrasjes nxorën në pah praninë e aftësive njohëse dhe dalluese, të mbështetura gjatë gjyqit nga dëshmia e psikiatrit mjeko-ligjor, Luigi Esposto, i cili e vizitoi të pandehurin në burg, duke përjashtuar praninë e patologjive psikiatrike. Vendimi i sotëm ka konfirmuar plotësisht sistemin akuzues.

taulant malaj massimo de santis

Sondazh

Poll