Bota

U arrestua dy ditë më parë brenda bunkerit, ministri ekuadorian jep detaje nga kapja e "Fitos": E mora në pyetje për 120 minuta! Mendohej gjatë kur përgjigjej

Sipas Reimberg, biseda e zgjatur nuk ishte vetëm për shkak të pyetjeve, por edhe për faktin se “Fito po mendonte gjatë për çdo përgjigje.

27 Qershor 2025, 22:59 Nga N.F
U arrestua dy ditë më parë brenda bunkerit, ministri ekuadorian
Marrja ne pyetje

EKUADOR- Ministri i Brendshëm i Ekuadorit, John Reimberg ka zbuluar detaje nga intervista e tij 120 minuta që zhvilloi me bosin famëkeq të drogës, "Fito".  Adolfo Macías, i njohur si “Fito” u arrestua më 25 qershor në provincën Manabí.

Reimberg në një intervistë për televizionin EcuadorTV, tha se ai mori në pyëtje për 120 minuta bosin e drogës. Sipas tij ishte një bisedë për të zbuluar disa informacione shtesë që u nevojiteshin për rrjetin kriminal që Fito drejtonte.

Ministri ndau edhe detaje nga momenti i arrestimit të Macías. Sipas tij, “Fito” ishte fshehur në një bunkër, por vendosi të dorëzohej sapo dëgjoi forcat speciale që po i afroheshin.

“Kur dëgjoi makinën, ai vrapoi jashtë. Hapi çatinë dhe nxori fytyrën aty po e prisnin personeli ushtarak,” rrëfeu Reimberg.

 “Fraza që e përsëriste vazhdimisht ishte: ‘Më kanë kapur’. E tha të paktën dhjetë deri në pesëmbëdhjetë herë gjatë bisedës sonë,” tha ministri.

Sipas Reimberg, biseda e zgjatur nuk ishte vetëm për shkak të pyetjeve, por edhe për faktin se “Fito po mendonte gjatë për çdo përgjigje. Ministri theksoi se tashmë autoritetet janë në fazën e analizës së të dhënave të mbledhura nga kjo intervistë për të goditur më tej strukturat kriminale në vend.

arrestimi i fito

Sondazh

Poll