Politike

Ambasadorja e Zvicës mesazh Shqipërisë: Ndihma jonë do ju ndihmojë të përmbushni standardet e BE-së

Duke folur nga Pogradeci, Huber theksoi se edhe pse Zvicra nuk është anëtare e BE-së, përmes programeve të zhvillimit do ndihmojnë Shqipërinë. 

27 Qershor 2025, 11:43 Nga I.A
Ambasadorja e Zvicës mesazh Shqipërisë: Ndihma jonë do ju
Ruth Huber

POGRADEC- Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber ka deklaruar se ndihma e Zvicrës do të ndihmojë vendin tonë në rrugën europiane të Shqipërisë. Duke folur nga Pogradeci, Huber theksoi se edhe pse Zvicra nuk është anëtare e BE-së, përmes programeve të zhvillimit do ndihmojnë Shqipërinë. 

“Zvicra nuk është anëtare e BE-së, por ne mbështesim fuqimisht rrugën europiane të Shqipërisë përmes programeve tona të zhvillimit. Kemi besim se ndihma jonë ndihmon vendin të përmbushë standardet e BE-së dhe të forcojë institucionet demokratike,” tha Huber. 

ruth huber

Sondazh

Poll