26 Qershor 2025, 22:03
Nga r.ll
enver hasani
KOSOVË- Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të qartë, ka konfirmuar se procedura për konstituimin e Kuvendit është e përcaktuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.
“...që nënkupton se ajo që është bërë nga z. [kryesuesi i seancës konstituive, Avni] Dehari është tërësisht jokushtetuese. Do të thotë se nuk mund të ketë devijim nga marrëveshja e arritur më 8 prill [v.j. takimi i partive politike për përgatitjen e seancës konstituive]”, tha Hasani.
Në takimin e 8 prillit, nuk është marrë asnjë vendim për votim të fshehtë.
Profesor Hasani thotë se Kushtetuesja vendosi për tërësinë e procedurës për konstituimin e Kuvendit, përfshirë këtu edhe në çfarë forme bëhet votimi.
“Ajo ka vendosur për gjithë procedurën dhe ka treguar që procedura duhet të jetë e njëjtë, siç thotë Rregullorja, Kushtetuta dhe siç është vendosur pas çdo zgjedhje parlamentare në Kosovë deri tash. Këtë e ka thënë Gjykata. Dhe asnjëherë deri sot nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës nga kryesuesi dhe asnjë nuk ka pasur votim të fshehtë”, theksoi ai.
I pyetur për interpretimet e bëra nga partitë sa i përket votimit të fshehtë, Hasani tha se partitë nëse duan të shkaktojnë pengesa, kanë çdo herë mundësi ta bëjnë këtë.
“Por, Gjykata e ka bërë të qartë që Kushtetuta, Rregullorja dhe praktikat parlamentare janë ato që përcaktojnë se si konstituohet Kuvendi. Asnjëherë nuk ka pasur votim të fshehtë për konstituimin e Kuvendit. Gjykata këtë e ka thënë”, theksoi ai.
Sipas tij, aktgjykimi e bën të qartë që partia fituese në zgjedhjet parlamentare, në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje duhet të arrijë konsensus, pra të sigurojë 61 votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Kjo është përgjegjësi dhe detyrë e saj. Nuk mund të barazohet me rastin e nënkryetarëve. Për këtë çështje ka dispozita më specifike edhe në Rregullore, sepse nënkryetarët përfaqësojnë forcat politike dhe grupet etnike dhe ata nuk mund të barazohen [me kryetarin]”, tha ai.
Në aktgjykim, Kushtetuesja tha se partia e parë duhet që të bashkëpunojë në mirëbesim me partitë e tjera për të arritur një konsensus për zgjedhjen e kryetarit. Ajo tha po ashtu se partitë e tjera duhet ta bëjnë të njëjtë gjë edhe për nënkryetarët. Në aktgjykim, sipas Hasanit, u përsërit qëndrimi se deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë për konstituim.
Sa i përket afatit prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, Hasani tha se është “pak i çuditshëm”, meqë sipas, përveç rastit të Sllovenisë, askund tjetër nuk përcaktohet një afat për konstituimin e Kuvendit.
“Përcaktimi në këtë mënyrë në të ardhmen mund të jetë problematik, për shkak se në rast të moskonstituimit brenda 30-ditësh në zgjedhje të tjera nuk mund të shkohet, meqë do të ishte absurde në praktikën parlamentare në vendet demokratike sepse për herë të parë do të shkohej në zgjedhje pa pasur një organ përfaqësues të konstituuar. Ky është problemi kryesor”, tha Hasani.
Profesor Hasani tha se Gjykata në pjesën dërmuese të aktgjykimi i 26 qershorit ka përsëritur gjetjet e vendimit të vitit 2014, kur atëbotë kishte pasur një ngërç politik pikërisht për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe kujt i takonte që ta propozonte atë.
Hasani po ashtu nuk pajtohet me vlerësimin e Kushtetueses se seanca konstituive është akt kushtetues. Sipas tij, është veprim i Kuvendit.
Për shkak të këtij interpretimi për seancën konstituive dhe vendosjen e afatit për konstituim, Hasani tha se “kam frikë se ka komplikuar më shumë punën dhe ka krijuar hapësirë të pafundme për obstruksion të formimit të Kuvendit të Kosovës”.
Teksa Gjykata Kushtetuese ka kërkuar kompromis për konstituimin e Kuvendit, profesor Hasani tha se “gjykuar sipas sjelljeve deri sot, nuk pres që ky aktgjykim mund të shërbejë si bazë për arritjen e një kompromisi” mes partive./REL
enever hasani
Politike
26 Qershor 2025, 21:40
r.ll
lala, blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe gazetarja Klodiana Lala kanë debatuar...
Politike
26 Qershor 2025, 21:26
r.ll
ilir meta, klodiana lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë mbrëmjen e sotme detaje lidhur me seancën e mbajtur në Gjykat&eu...
Politike
26 Qershor 2025, 20:53
r.ll
TIRANË- E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn ka dhënë mesazhin e s...
Politike
26 Qershor 2025, 19:40
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një intervistë me gazetarin amerikan Alex Newman, k...
Politike
26 Qershor 2025, 19:34
N.F
Foto
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin lidhur me kërkesën e parashtruar nga d...
Politike
26 Qershor 2025, 19:14
r.ll
belind kellici
TIRANË- Deputeti i zgjedhur i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka marrë pjesë n&eu...
Politike
26 Qershor 2025, 18:59
r.ll
malltezi, dumani
TIRANË- Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, ka publikuar në...
Politike
26 Qershor 2025, 18:41
N.F
Meta
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat ka bërë ...
Politike
26 Qershor 2025, 18:41
r.ll
pamje nga seanca
TIRANË- Seanca e radhës plenare u zhvillua ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Disa minuta para se t&eum...
Politike
26 Qershor 2025, 17:41
N.F
Foto
TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Nick Abbott ka marrë pjesë sot në takimin me temë “P...