26 Qershor 2025, 21:40
Nga r.ll
lala, blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe gazetarja Klodiana Lala kanë debatuar mbrëmjen e sotme lidhur me vendimin e GJKKO-së për lënien në burg të kreut të PL-së, Ilir Metës.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Blushi tha se Lala ka thënë të pavërteta gjatë fjalës së saj, ndërsa shtoi se ajo dhe gazetarët e tjerë keqpërdoren nga SPAK.
Në përgjigjen e saj, Lala iu drejtua duke i thënë Blushit të vazhdojë të mbrojë Metën dhe të mos i bëjë asaj gjyq publik. Më tej u shpreh se ai nuk mund të flasë për profesionalizmin e saj.
DEBATI:
Blushi: Zonja Lala ka thënë një të pavërtetë të madhe. Atë që cituat nga prokuroria e keni tërësisht të pavërtetë. Pretendohet fakti që zoti Meta është përdorues i një karte debiti. Fakti është që përdoruese ka qenë zonja Kryemadhi dhe ai qëndron në paraburgim prej 8 muajsh. Për lobimet kemi një përgjigje të autoriteteve amerikane kanë rrëzuar akuzën e rreme të ngritur nga Rama dhe McGonigal sikur Meta kishte paguar 1 milion dollarë për të një foto me Trump. Kemi përgjigjen që e përjashton zotin Meta dhe këtë e thotë SPAK jo Blushi dhe avokati Cakrani. Kanë rënë akuzat e tjera. Për fat të keq prokurorët e SPAK keqpërdorin gazetarët dhe unë mund t’ua faktoj me fakte prej të paktën dy vitesh. Meqë është zonja Lala aty, në prill të vitit të kaluar paralajmëronte arrestimin e Ilir Metës brenda prillit.
Lala: Tejkaloje këtë Blush. Na thuaj ndonjë gjë të hajrit. Lëri këto dënglat me mua! Vazhdo se të njoh herët. Lëri dënglat me mua se të njoh herët. Mbro Ilir Metën, mos më bëj gjyq publik mua se më njeh shumë mirë profesionalizmin tim. Tejkaloje këtë Ted se nuk të falet. Vazhdo planin çoja deri në fund shefit tënd.
Blushi: Zonja Lala!
Lala: Meqë më the zonja Lala, tejkaloje dhe bëj pjesën tënde politike. Gjykimin publik nuk ma bëni ju. Vazhdo të lutem se nuk më tregon ti mua se si bëj gazetari. Të paktën ti jo. Vazhdo te hapi i dytë, te hapi i dytë, çoji deri në fund këshillat politike të Ilir Metës. Gjyq publik nuk më bëni ju Tedi Blushi, se të njoh mirë dhe sa për profesionalizëm nuk ke gojë të flasësh. Minimalisht duhet të ulësh kokën përballë meje. Vazhdo të thuash çfarë të kanë dhënë urdhër.
klodiana lala tedi blushi ilir meta
Politike
26 Qershor 2025, 21:26
r.ll
ilir meta, klodiana lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë mbrëmjen e sotme detaje lidhur me seancën e mbajtur në Gjykat&eu...
Politike
26 Qershor 2025, 20:53
r.ll
TIRANË- E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn ka dhënë mesazhin e s...
Politike
26 Qershor 2025, 19:40
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një intervistë me gazetarin amerikan Alex Newman, k...
Politike
26 Qershor 2025, 19:34
N.F
Foto
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin lidhur me kërkesën e parashtruar nga d...
Politike
26 Qershor 2025, 19:14
r.ll
belind kellici
TIRANË- Deputeti i zgjedhur i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka marrë pjesë n&eu...
Politike
26 Qershor 2025, 18:59
r.ll
malltezi, dumani
TIRANË- Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, ka publikuar në...
Politike
26 Qershor 2025, 18:41
N.F
Meta
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat ka bërë ...
Politike
26 Qershor 2025, 18:41
r.ll
pamje nga seanca
TIRANË- Seanca e radhës plenare u zhvillua ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Disa minuta para se t&eum...
Politike
26 Qershor 2025, 17:41
N.F
Foto
TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Nick Abbott ka marrë pjesë sot në takimin me temë “P...
Politike
26 Qershor 2025, 17:29
N.F
Kurti
KOSOVË- Më shumë kohë u duhet të hyjnë dhe të sistemohen në sallë, sesa të konstatojnë at...