26 Qershor 2025, 21:26
Nga r.ll
ilir meta, klodiana lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë mbrëmjen e sotme detaje lidhur me seancën e mbajtur në Gjykatën e Posaçme për kreun e PL-së, Ilir Metën. Këtij të fundit iu rrëzua kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë, pasi GJKKO vendosi që ai të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.
Lala u shpreh në emisionin "Të Paeskpozuarit" se mbrojtja e Metës pretendon që SPAK nuk ka informuar gjykatën për veprime hetimore gjatë kohës kur Meta është mbajtur në paraburgim dhe ka kërkuar zëvendësim të masës. Gazetarja ka treguar se në seancë ka pasuri dhe një lloj tensionin gjatë përballjes së prokurorit Sotir Kllapi me Metën. Përplasja mes tyre, sipas Lalës, ka ndodhur për një kartë krediti të Ardian Shatkut që thuhet se është përdorur edhe nga ana e Metës dhe Kryemadhit.
"Zoti Meta për herë të parë pas tetë muajsh iu drejtua gjykatës së posaçme me kërkesë për zëvendësim të masës, duke pretenduar se këto 8 muaj nuk është informuar gjykata nga SPAK, për këtë arsye pretendoi se nuk ka prova dhe fakte. Ka folur zoti Cakrani fillimisht dhe ka dhënë argumentat, ka pretenduar se nuk ekzistojnë kriteret ligjore që ish Presidenti të mbahen në arrest me burg. Ka paraqitur edhe vendimin e rastit Gëllçi në Straburg, ku gjykata e Strasburgut ka arsyetuar që masat e arrestit me burg duhet të jenë proporcionale.
Ka patur një lloj tensioni gjatë përballjes së prokurorit Sotir Kllapi me zotin Meta. Prokuroria ka pretenduar se ka kryer veprime hetimore dhe se një kartë krediti e Ardian Shatkut, biznesmen, është përdorur edhe nga ana e zotit Meta dhe Kryemadhit. Ndërkohë zoti Meta refuzon të ketë patur dijeni dhe thotë nuk e ka përdorur asnjëherë këtë kartë per shpenzime dhe se nuk mban përgjegjësi për Kryemadhin.
Argumenti tjetër për kontratat lobuese në SHBA. Meta pretendon se nuk ka patur asnjë firmë. Prokuroria thotë për shkak të funksionit, duhet të ketë patur dijeni dhe e konsideron si akuzë penale ndaj zotit Meta. Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg. Zoti Cakrani duhet ti drejtohet apelit dhe pastaj mund të ketë kërkesa të tjera. Zoti Cakrani tha që Meta nuk e ka përdorur asnjëherë kartën dhe nuk mban përgjegjësi për veprimet e ish bashkëshortes. Cakrani foli edhe për një avokat grek, që tha se është i atashuar me një ish eksponent të LSI, që po mbështetet tani nga PS. La të nënkuptohej se bëhet fjalë për zotin Braimllari", deklaroi Lala.
klodiana lala ilir meta
Politike
26 Qershor 2025, 20:53
r.ll
TIRANË- E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn ka dhënë mesazhin e s...
Politike
26 Qershor 2025, 19:40
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një intervistë me gazetarin amerikan Alex Newman, k...
Politike
26 Qershor 2025, 19:34
N.F
Foto
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin lidhur me kërkesën e parashtruar nga d...
Politike
26 Qershor 2025, 19:14
r.ll
belind kellici
TIRANË- Deputeti i zgjedhur i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka marrë pjesë n&eu...
Politike
26 Qershor 2025, 18:59
r.ll
malltezi, dumani
TIRANË- Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, ka publikuar në...
Politike
26 Qershor 2025, 18:41
N.F
Meta
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat ka bërë ...
Politike
26 Qershor 2025, 18:41
r.ll
pamje nga seanca
TIRANË- Seanca e radhës plenare u zhvillua ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Disa minuta para se t&eum...
Politike
26 Qershor 2025, 17:41
N.F
Foto
TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Nick Abbott ka marrë pjesë sot në takimin me temë “P...
Politike
26 Qershor 2025, 17:29
N.F
Kurti
KOSOVË- Më shumë kohë u duhet të hyjnë dhe të sistemohen në sallë, sesa të konstatojnë at...
Politike
26 Qershor 2025, 17:06
N.F
Foto
TIRANË- Ekipet e rinumërimit të KQZ kanë rivlerësuar mbi 80% të kutive të Qarkut të Tiranës. Deri tani ja...