Bota

Trump mohon aludimet se Irani ka transportuar uranium para sulmeve: Asgjë nuk u nxor nga objekti

Në vend të kësaj, Trump tha se makinat dhe kamionët e vegjël në vend u përkisnin punëtorëve të betonit që përpiqeshin të mbulonin pjesën e sipërme të boshteve të ventilimit.

26 Qershor 2025, 15:30 Nga r.ll
Trump mohon aludimet se Irani ka transportuar uranium para sulmeve: Asgjë
foto ilustruese

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump i është përgjigjur aludimeve se një pjesë e uraniumit të pasuruar shumë të Iranit është hequr nga centrali bërthamor i Fordos përpara se ai të bombardohej nga SHBA-të.

Kjo u mohua gjithashtu nga sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth gjatë konferencës së tij për shtyp.

"Asgjë nuk u nxor nga objekti", shkruan Trump në rrjetet sociale, duke shtuar se "do të zgjaste shumë, do të ishte shumë e rrezikshme, shumë e rëndë dhe e vështirë për t’u lëvizur!"

Në vend të kësaj, Trump tha se makinat dhe kamionët e vegjël në vend u përkisnin punëtorëve të betonit që përpiqeshin të mbulonin pjesën e sipërme të boshteve të ventilimit.

Siç raportuam, Gjenerali Caine, kreu i Shefave të Përbashkët të Shtabit, thotë se SHBA-të shënjestruan centralin bërthamor në Fordo duke hedhur bomba në boshtet e tij të ventilimit.

donald trump sulmi ne fordo

Sondazh

Poll