Art&Argëtim

Minatorët e Bulqizës marshim në Tiranë, zëri ‘zyrtar’ i PS: Duallnë në protestë se s’kan b*** për punë

26 Janar 2020, 14:53 Nga DOSJA
Minatorët e Bulqizës marshim në Tiranë, zëri

TIRANË- Minatorët e Bulqizës së mbështetur nga Sindikatat e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës dhe Organizata Politike, zhvilluan sot një marshim protestë në Tiranë. Protesta është komentuar dhe nga zëri “zyrtar” i Partisë Socialiste, një faqe në Facebook që nën logon e PS ironizon ngjarjet në vend.

Në një reagim, Partia Socialiste Official (që në shqip përkthehet Partia Socialiste Zyrtare), shkruan me ironi se minatorët dalin në protestë se janë dembela. Më tej shton se kishte parë një emision të Blendi Fevziut dhe kushtet e punës ishin shumë të mira.

Minatoret duallne ne protest se skan byth per pun. Duan ti bejn bisht punes. Se un e pash ne emisjon te Ferziut qe i kishnin kushtet shum te mira. Po ata duan salltanete, duan rroga mbi 300 milek. Ta zem se ja u bejm rrogen 500 milek, ku do ti arxhoni lekat juve? Bulqiza ska as klube nate, as çupa blloku qe ti mbani me leka. Kshuqe ikni neper shpija se po bie shi dhe do ftoheni. Nuk do mirremi me ju dhe neper spitale. #minatordembel #zamirizotriburr #miniermoderne #kushtebashkohore #arlindqorieshtqorrmosibesoni”, është ky reagimi ironik i zërit “zyrtar” të PS.

Sot një grup minatorësh nga qyteti i Bulqizësh kanë protestuar nëpër rrugët e kryeqytetit me pankarta në duar. Të bashkuar në grup ata mbanin edhe pankartën me shkrimin “Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës”, dhe janë grumbulluar para Ministrisë së Financave

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale minatoret e bulqizes minatoret e bulqizes protestojne ne tirane partia socialiste official minatoret e bulqizes minatoret e bulqizes protestojne ne tirane partia socialiste official

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Janar 2020, 11:44

Një ditë në shtëpinë e Fan Nolit në Boston

BOSTON– Kisha, asokohe, ndodhej në rrugën “Emerald”, në anën jugore të Bostonit. Kur pyeta se pse ime motër, Jolanda, nuk do të vinte me ne, mëma tha vetë...