Sport

"Lufta" vazhdon... Asambleja e FSHF-së vendos të ngrijë marrëdhëniet me KOKSH-in!

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet institucionale me KOKSH-in

25 Qershor 2025, 20:13 Nga DOSJA
"Lufta" vazhdon... Asambleja e FSHF-së vendos të ngrijë

TIRANE - Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF-së, ku nga 47 delegatë ishin prezentë 44 të tillë, miratoi disa ndryshime, të cilat ishin në rendin e ditës.

Pas një marrëdhënie të acaruar prej vitesh, në pikën e fundit të rendit të ditës, anëtarët e Asamblesë votuan për pezullimin pa afat të gjitha marrëdhënieve juridike të FSHF-së me KOKSH-in, deri në momentin kur:

– Gjendja e ligjshmërisë të rikthehet;

– Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të zbatohet plotësisht;

– KOKSH të veprojë në përputhje me statutin e vet dhe normat ndërkombëtare të vetëqeverisjes së sportit.

Me miratimin e të gjitha këtyre pikave, u mbyllën edhe punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll