Sport

Situata e Ter Stegen te Barça shkakton zemërim në Gjermani… "Nëse nuk kanë nevojë për ty, të hedhin si një qese me mbeturina"

Portieri gjerman me shumë gjasa do të largohet nga skuadra Blaugrana

24 Qershor 2025, 19:30 Nga DOSJA
Situata e Ter Stegen te Barça shkakton zemërim në

SPANJE - Barça ka njoftuar tashmë nënshkrimin e Joan Garcías nga Espanyol dhe Ter Stegen e di se skuadra blaugrana nuk do të mbështetet më në shërbimet e tij.

33-vjeçari gjerman, i cili ka luajtur në Katalonjë që nga viti 2014, është në pushim, ndërkohë që është përdorur rrallë nga Hansi Flick në pjesën e dytë të sezonit.

Ka shumë shqetësime në Gjermani për situatën e portierit. "Kjo është ajo që ndodh në ditët e sotme, nëse je i lënduar dhe ata nuk kanë nevojë për ty, të hedhin tutje si një qese me mbeturina", tha Mario Basler, një ish-lojtar i kombëtares gjermane, i cili nuk ka dyshime për të ardhmen e afërt të portierit.

"(Largimi) nuk është një surprizë, ai nuk do të ketë asnjë mundësi atje dhe madje rrezikon të humbasë vendin e tij edhe në ekipin kombëtar. Ai do të duhet të gjejë diçka të ndryshme nëse dëshiron të jetë numri 1 në Kupën e Botës 2026." 

Duhet të mbahet mend se shtypi katalanas ka raportuar tashmë pakënaqësinë e lojtarit me humbjen e statusit pas rikthimit nga një dëmtim i gjatë, madje duke fajësuar Decon dhe trajnerin Hansi Flick.

Ter Stegen ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2028 dhe vlera e tij është 12 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll