Sport

Garnacho 'provokon' Amorimin dhe vesh fanelën e Rashfordit... me Aston Villan!

Argjentinasi pritet të largohet nga Manchester United këtë verë.

24 Qershor 2025, 19:00 Nga DOSJA
Garnacho 'provokon' Amorimin dhe vesh fanelën e Rashfordit... me

ANGLI - Alejandro Garnacho ndau një foto në rrjetet sociale duke veshur fanelën e Marcus Rashford me Aston Villan. Sulmuesi anglez u huazua te Villains nga Man.United sezonin e kaluar nga trajneri portugez.

Në fakt, imazhi shihet si një provokim për trajnerin portugez, i cili tashmë i ka thënë Garnachos të kërkojë një klub tjetër këtë verë. Tifozët e Manchester United nuk ishin të kënaqur me 'shakanë', pasi e konsideruan foton si mungesë respekti.

"Ti je ende lojtar i Manchester United. Ke një kontratë. Të lutem respekto klubin. Nëse do të visheshe një fanellë të Rashford për United, askush nuk do të thoshte asgjë. Por të veshësh një fanellë të rivalëve është mungesë respekti."

Marcus Rashford, i cili gjithashtu nuk ka gjasa të luajë në Old Trafford sezonin e ardhshëm, e vlerësoi gjestin. Sulmuesi shkroi në postimin e Garnachos "vëllai im".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll