Bota

Presidenti i Iranit pranon armëpushimin: Jemi dëshmitarë të fundit të kësaj lufte 12-ditore të nxitur nga provokimet e Izraelit

Pezeshkian tha gjithashtu se shteti "terrorist" i Izraelit e filloi luftën dhe Irani e përfundoi me sukses atë, raportuan mediat iraniane.

24 Qershor 2025, 21:07 Nga r.ll
Presidenti i Iranit pranon armëpushimin: Jemi dëshmitarë të
masoud pezeshkian

IRAN- Presidenti iranian Masoud Pezeshkian njoftoi fundin e luftës 12-ditore të imponuar nga Izraeli në një mesazh me shkrim drejtuar kombit të transmetuar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA të dielën.

"Sot, pas rezistencës heroike të kombit tonë të madh, i cili shkruan historinë me vendosmërinë e tij, ne jemi dëshmitarë të zbatimit të një armëpushimi dhe fundit të kësaj lufte 12-ditore të imponuar nga aventurizmi dhe provokimi i Izraelit", shkroi Pezeshkian.

Pezeshkian tha gjithashtu se shteti "terrorist" i Izraelit e filloi luftën dhe Irani e përfundoi me sukses atë, raportuan mediat iraniane.

 

iran izrael masoud pezeshkian

Sondazh

Poll