Bota

Rutte këmbëngul në mesazhin për Trump: Pa të, ne nuk do të rrisnim shpenzimet e mbrojtjes (VIDEO)

Mesazhet tregojnë se Rutte gjithashtu e vlerësoi Trumpin për sigurimin e një marrëveshjeje historike për shpenzimet e mbrojtjes midis aleatëve të NATO-s.

24 Qershor 2025, 20:22 Nga N.F
Rutte këmbëngul në mesazhin për Trump: Pa të, ne nuk do
Rutte

HAGË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte foli për mesazhin që i dërgoi Donald Trump për ta përgëzuar për ndërhyrjen e tij në konfliktin Iran-Izrael, si dhe për presionin që presidenti amerikan po ushtron mbi evropianët për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes, ndërsa mbërriti në Samitin e NATO-s në Hagë. Kur u pyet nga gazetarët për publikimin e përmbajtjes së SMS-së, ai u përgjigj, duke thënë se vendet që deri vonë shpenzonin më pak se 2% të PBB-së së tyre për armatime.

 "Nuk kam problem me këtë, sepse nuk ka asgjë që duhet të kishte mbetur sekret. Shikoni, çfarë është në mesazhet që i dërgova... në lidhje me 2%, përmbushja e 2%, pa të (Trump) nuk do të kishte ndodhur kurrë këtë vit. Le të jemi të sinqertë, në fillim të vitit shtatë vende thoshi "epo, ndoshta (ndodh) diku në vitin 2031, 2032", të gjitha ato shtatë - tetë vende tani janë në 2% ," tha ai.

Lidhur me objektivin e vendosur për vendet anëtare të NATO-s për të shpenzuar 5% për mbrojtje, Rutte tha se ata duhet ta bëjnë këtë për shkak të objektivave që kanë për aftësitë mbrojtëse.

Më herët, Donald Trump postoi në llogarinë e tij Truth Social një SMS që i është dërguar nga Rutte, për ta përgëzuar për ndërhyrjen e tij në Lindjen e Mesme. Mesazhet tregojnë se Rutte gjithashtu e vlerësoi Trumpin për sigurimin e një marrëveshjeje historike për shpenzimet e mbrojtjes midis aleatëve të NATO-s.

“Po arrini një tjetër sukses të madh në Hagë sonte, nuk ishte e lehtë, por i kemi bërë të gjithë të bien dakord për 5 përqindëshin”, shtoi Rutte, duke iu referuar shtytjes së Trump ndaj aleatëve të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

NATO po përgatitet të njoftojë një angazhim të ri që u kërkon të gjitha vendeve anëtare të shpenzojnë të paktën 5% të PBB-së së tyre për mbrojtje, një kërkesë e hershme e Trump, e cila tani duket më afër se kurrë për t'u bërë politikë zyrtare.

 

rutte trump

Sondazh

Poll