24 Qershor 2025, 18:20
Nga N.F
Merz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e kupton vetëm gjuhën e forcës dhe që samiti “historik” i NATO-s, që nis të martën në Hagë, synon të garantojë paqen në Evropë për gjeneratat e ardhshme.
Merz i ka thënë Parlamentit të Gjermanisë disa orë para samitit se Putini vazhdon të jetë i vendosur që Ukraina duhet të jetë pjesë e Rusisë. Ai është zotuar se Berlini do të paguajë “pjesën që i takon” për të mbrojtur Evropën. Presidenti amerikan, Donald Trump është rrugë për në Hagë, për të marrë pjesë në samitin e parë të NATO-s prej vitit 2019, ku liderët pritet të zotohen se do të shpenzojnë 3.5 për qind të bruto prodhimit të brendshme në mbrojtje dhe 1.5 për qind shtesë në infrastrukturë të përafërt.
Para nisjes së samitit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u ka thënë kolegëve evropianë që të mos shqetësohen për përkushtimin amerikan ndaj aleancës perëndimore dhe të fokusohen në investim në mbrojtje dhe që të mbështesin Ukrainën. Ai ka insistuar se presidenti amerikan dhe lidershipi i lartë janë të “përkushtuar plotësisht” në NATO.
Rutte ka thënë se Evropa dhe Kanadaja tashmë janë zotuar për të ndarë mbi 35 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën këtë vit. Dhjetë njerëz janë vrarë në sulmet ruse në Ukrainë të martën, ndërsa kancelari gjerman ka thënë se secili tentim për të dërguar Rusinë në tavolinën e negociatave ka qenë i pasuksesshëm.
Sulmet raketore në qytetin lindor Dnjipro dhe në qytezën e afërt Samar, kanë lënë të vrarë 11 persona dhe kanë plagosur 150 të tjerë, sipas shefit rajonal, Serhiy Lysak. Një numër fëmijësh janë plagosur në sulmin në Dnjipro, pasi raketa e ka dëmtuar një kopsht fëmijësh dhe një tren pasagjerësh.
Një tjetër sulm raketor në Sumi ka lënë të vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka arritur në Hagë dhe pritet të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump në margjina të samitit të NATO-s. Ky do të jetë takimi i tyre i parë prej takimit të zhvilluar në prill në Vatikan, në ditën e funeralit të Papa Françeskut./ REL
gjermania evrope
Bota
24 Qershor 2025, 18:03
r.ll
foto ilustruese
DOHA- Fluturimet në dy nga aeroportet më të ngarkuara në botë, në Doha dhe Dubai, u ndërpren&e...
Bota
24 Qershor 2025, 18:01
r.ll
avioni i fluturimeve
BRITANI- Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe thotë se një tjetër fluturim që evakuon qytetarët...
Bota
24 Qershor 2025, 17:15
N.F
Von der Leyen
HAGË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë fjalës së saj në Samitin e NATO-s për F...
Bota
24 Qershor 2025, 16:57
N.F
Foto
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të hënën një ligj që autorizon krijimin e një aplikacioni ...
Bota
24 Qershor 2025, 16:55
r.ll
mark rutte, donald trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ndau në rrjetet sociale pamje të një mesazhi që mori nga Sekreta...
Bota
24 Qershor 2025, 16:31
N.F
Pezeshkian
IRAN- Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian tha se Irani do të respektojë armëpushimin e shpallur nga Presidenti i SHBA-së, ...
Bota
24 Qershor 2025, 16:32
r.ll
ali khamenei
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se nuk dëshiron një ndryshim regjimi në Iran sepse nuk d&...
Bota
24 Qershor 2025, 15:46
r.ll
donald trump
TIRANË- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zgjatur me një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjen emergjente kombë...
Bota
24 Qershor 2025, 15:41
N.F
Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është shprehur se nëse Irani dhe Izraeli kanë arritur vërtet...
Bota
24 Qershor 2025, 15:24
N.F
Foto
TURQI- Policia turke arrestoi të hënën 158 ushtarakë me dyshimin për lidhje me organizatën e Fethullah Gulen,&...