Politike

Komisioni i Edukimit voton ndryshimet për projektligjin e sportit, Zhupa: Kërkojmë pavarësi për CAS! Ju e keni ndarë mendjen ti shërbeni pa doreza Fidel Yllit dhe KOKSH

Gjatë mbledhje pasi edhe debatë ndërsa diskutimet më të "nxehta" ishin për kompetencat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për të organizuar aktivitet sportive, konkretisht neni 2 i ndryshimeve, por edhe neni 6 për Këshillin e Arbitrazhit Sportiv ose ndryshe CAS-in shqiptar.

24 Qershor 2025, 17:57 Nga N.F
Komisioni i Edukimit voton ndryshimet për projektligjin e sportit, Zhupa:
Komisioni

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik është miratuar projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘për sportin, i ndryshuar’. Gjatë mbledhje pasi edhe debatë ndërsa diskutimet më të "nxehta" ishin për kompetencat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për të organizuar aktivitet sportive, konkretisht neni 2 i ndryshimeve, por edhe neni 6 për Këshillin e Arbitrazhit Sportiv ose ndryshe CAS-in shqiptar.

Kryetarja e komisionit, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj u shpreh se deputetët e maxhorancës nuk duan ti miratojnë ndryshimet pasi sipas saj duan ti shërbejnë Fidel Yllit dhe KOKSH. Ajo theksoi se kërkojnë pavarësi për CAS.

"Ju nuk pranoni as një ndryshime sepse ju e keni ndarë mendjen që ky projektligj, ti shërbejë pa doreza Fidel Yllit dhe KOKSH. Interesa klienteliste, minimalisht politike. Vetë ju e keni pranuar që skeni bërë asnjë konsultim me federatat. Kërkojmë pavarësi për CAS dhe ju u duket e tepërt. Doni ta vendosi KOKSH, me rregulloren dhe gjykimin e KOKSH.

Kur federatat të shkojnë përballë KOKSH-it të vrasin veten. Me këtë ligj jo vetëm CAS normal s’do keni, por do krijoni një amulli në botën e sportit, në vendimarrjen e federatave për një drejtësi që s’garacon drejtësi sportive, por një pushtet të pakufizuar të një njeriu në krye të KOKSH, me lidhje të jashtëzakonshme politike," tha ajo.

Sekretari i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Erzen Tola nga ana tjetër u shpreh se CAS sipas ligjit në fuqi është organ kolegjial brenda KOKSH.

“E kemi sqaruar, por do e përsëris. Ligji ka një ndryshim thelbësor. CAS sipas ligjit në fuqi është organ kolegjial brenda KOKSH, kështu është miratuar në ligjin në fuqi. Në propozimin tonë e kemi nxjerrë CAS nga KOKSH-i dhe e kemi bërë person jurdik më vetë, në formën e qendrës, organizatë jofitmprurëse,” tha ai.

zhupa

Sondazh

Poll