Politike

FOTO/ Rama, takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

Rama zhvilloi bisedime me dy senatorët, Jeanne Shaheen dhe Chris Coons.

24 Qershor 2025, 14:07 Nga M.B
FOTO/ Rama, takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n
Foto nga takimi

HAGË- Kryeministri Edi Rama, gjatë Samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë, është takuar me senatorët e grupit vëzhgues për Aleancën në Senatin Amerikan.

Sikurse shihet në foto, Rama është i shoqëruar nga dy ministrat, Igli Hasani dhe Pirro Vëngu. Kryeministri mësohet se  zhvilloi bisedime me dy senatorët, Jeanne Shaheen dhe Chris Coons.

Samiti dyditor i NATO-s në Hagë ka nisur sot dhe ka për qëllim t’i dërgojë një mesazh presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se Aleanca është e bashkuar, pavarësisht kritikave të mëparshme të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj saj dhe se është e vendosur ta zgjerojë dhe përmirësojë mbrojtjen për të frenuar çdo sulm nga Moska.

Samiti dhe deklarata përfundimtare e tij do të jenë të shkurtra dhe të përqendruara në përgjigjen ndaj thirrjes së Trump për të shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, një rritje e madhe nga pragu i tanishëm prej 2 për qind.

edi rama

Sondazh

Poll