Politike

Ish-kreu i degës së PD, Genc Deromemaj emërohet drejtues i ri i Kadastrës në Vlorë

Ai merr këtë detyrë pas largimit të drejtuesit të mëparshëm të këtij institucioni, Erjon Galanxhi, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.

24 Qershor 2025, 15:31 Nga N.F
Ish-kreu i degës së PD, Genc Deromemaj emërohet drejtues i ri i
Genc Deromemaj

VLORË- Genc Deromemaj është emëruar drejtues i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për qarkun e Vlorës. Ai merr këtë detyrë pas largimit të drejtuesit të mëparshëm të këtij institucioni, Erjon Galanxhi, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.

Deromemaj më parë ka drejtuar Degën e Partisë Demokratike të Vlorës. Ai ishtë në krye të degës së PD-së nga viti 2018 deri në vitin 2022. Deromemaj ka qenë dhe kandidat për zgjedhjet lokale i PD-së në Vlorë, në vitin 2015, ku humbi përballë kandidatit socialist Dritan Leli.

 

genc deromemaj

Sondazh

Poll