Bota

Kremlini: Shpresojmë që armëpushimi Iran-Izrael të jetë i qëndrueshëm!

Zëdhënësi shtoi se kjo është pikërisht ajo që Rusia ka mbështetur që nga fillimi i konfliktit.

24 Qershor 2025, 15:41 Nga N.F
Kremlini: Shpresojmë që armëpushimi Iran-Izrael të jetë
Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është shprehur se nëse Irani dhe Izraeli kanë arritur vërtet një armëpushim, do të ishte një zhvillim i mirëpritur nga Rusia. 

"E kemi dëgjuar deklaratën nga zyra e Kryeministrit izraelit dhe komentet e Araghchi. Megjithatë, nuk kemi parë asnjë deklaratë zyrtare nga Teherani apo ndonjë njoftim tjetër", tha Peskov. 

“Nëse ata kanë arritur vërtet të arrijnë një armëpushim, kjo mund të jetë vetëm e mirëpritur”, tha ai.

Zëdhënësi shtoi se kjo është pikërisht ajo që Rusia ka mbështetur që nga fillimi i konfliktit. Peskov shtoi që shpreson që ky armëpushim të jetë i qëndrueshëm.

peskov kremlin

Sondazh

Poll