Bota

VIDEO/ "Ata nuk e dinë çfarë po bëjnë!" "Tërbimi" i Trump për shkeljen e armëpushimit Izrael-Iran, ja momenti kur shpërthen para gazetarëve

Trump ishte kritik ndaj të dyja palëve, por dënimin e tij më të ashpër e rezervoi për Izraelin, i cili tha se “u çlirua” nga presioni ndaj Iranit “sapo arritën marrëveshjen”.

24 Qershor 2025, 14:31 Nga M.B
VIDEO/ "Ata nuk e dinë çfarë po bëjnë!"
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump shfaqi zemërim të madh sot ndërsa armëpushimi i arritur prej tij midis Izraelit dhe Iranit dukej se po bëhej më i brishtë. Trump ishte kritik ndaj të dyja palëve, por dënimin e tij më të ashpër e rezervoi për Izraelin, i cili tha se “u çlirua” nga presioni ndaj Iranit “sapo arritën marrëveshjen”.

"Në thelb kemi dy vende që kanë luftuar për aq kohë dhe aq fort sa nuk e dinë çfarë po bëjnë", tha i zemëriar Trump për Izraelin dhe Iranin, të cilët i akuzoi për shkelje të armëpushimit që shpalli natën më parë.

Ai pohoi se nuk besonte se armëpushimi ishte shkelur, por tha se ishte i pakënaqur në veçanti me Izraelin, i cili tha se e shkeli shpejt armëpushimin.

"Izraeli, sapo arritëm marrëveshjen, doli dhe hodhi një ngarkesë bombash, të tilla që nuk i kam parë kurrë më parë. Ngarkesa më e madhe që kemi parë ndonjëherë. Nuk jam i kënaqur me Izraelin. E dini, kur them, ‘Në rregull, tani keni 12 orë’, nuk dilni në orën e parë, thjesht lini gjithçka që keni, kështu që nuk jam i kënaqur me ta. Nuk jam i kënaqur as me Iranin", tha ai ndërsa u nis nga Uashingtoni për në një samit të NATO-s në Holandë.

Presidenti Donald Trump deklaroi se Irani "kurrë" nuk do të jetë në gjendje të rindërtojë programin e tij bërthamor pas sulmeve amerikane në centralet e tij bërthamore, kur u pyet nëse Irani ka aftësinë të rikuperohet nga sulmet e fundit.

“Irani nuk do ta rindërtojë kurrë. Ai vend është nën shkëmb, ai vend është i shembur”, tha Trump.

donald trump

Sondazh

Poll