23 Qershor 2025, 21:46
Nga N.F

POLONI- Kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Vasyl Malyuk tha se shërbimet e sigurisë ukrainase kishin parandaluar dy atentate ndaj presidentit, Volodymyr Zelenskyy. Mësohet se atentatet ishin një në Kiev vitin e kaluar dhe një tjetër në aeroportin e Rzeszow.
"Detyra ishte të eliminohej fizikisht Presidenti Zelensky në aeroportin e Rzeszow. U morën në konsideratë disa metoda. Njëra përfshinte një dron FPV, një tjetër një snajper", tha ai.
Sipas Malyuk, sulmi do të kryhej nga një ushtar polak në pension. Ministri i Brendshëm polak Tomasz Siemoniak konfirmoi se përgatitjet për një atentat ndaj Zelensky-t u pengua në prill 2024, kur Agjencia e Sigurisë së Brendshme e Polonisë (ABW) ndaloi një shtetas polak i cili ishte përpjekur të krijonte kontakt me shërbimet e inteligjencës ruse.
"Ne po bashkëpunojmë ngushtë me shërbimet ukrainase për të siguruar sigurinë e Presidentit Volodymyr Zelensky", tha Siemoniak në platformën X. Ai shtoi se më 19 maj 2025, prokurorët ngritën akuza për këtë rast.
Jacek Dobrzynski, zëdhënësi i ministrisë së brendshme polake, kujtoi se oficerët e ABë-së arrestuan të dyshuarin, të identifikuar si Pawel K., më 17 prill 2024, në rajonin e Lublinit në Poloninë lindore. Burri kishte deklaruar gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me GRU-në e Rusisë dhe ishte ngarkuar me mbledhjen e informacionit në lidhje me Aeroportin Rzeszoë-Jasionka.
Më vonë të hënën, Presidenti polak Andrzej Duda pohoi se "nuk ka ndodhur asnjë përpjekje për vrasje", duke shtuar se kjo tregon efektivitetin e mbrojtjes së ofruar zyrtarëve të huaj nga autoritetet polake.
zelenskyy
Bota
23 Qershor 2025, 21:33
r.ll
donald trump, anderson cooper
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i është referuar vazhdimisht prezantuesit të CNN, Anderson Cooper me em...
Bota
23 Qershor 2025, 21:24
N.F
Rodrigo Chavez
KOSTA RIKA- Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kosta Rikës po akuzon presidentin Rodrigo Chavez d...
Bota
23 Qershor 2025, 21:14
r.ll
pamje nga transmetimi
IZRAEL- Spikeri i lajmeve të CNN-së, Anderson Cooper, u detyrua të evakuohej në një streh&eum...
Bota
23 Qershor 2025, 20:31
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në "Truth Social" ka folur lidhur me sulmet amerikane në centra...
Bota
23 Qershor 2025, 20:16
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Avionët amerikanë u zhvendosën nga baza ajrore Al Udeid në Katar javën e kaluar, sipas një imazhi satel...
Bota
23 Qershor 2025, 20:06
N.F
Foto
SHBA- Nju Jorku do të ndërtojë centralin e parë të madh bërthamor në SHBA në më shumë se 15 vjet. Gu...
Bota
23 Qershor 2025, 20:05
r.ll
kilmar abrego garcia
SHBA- Administrata Trump tha se një burrë nga Salvadori, i cili u deportua gabimisht dhe më pas u soll përsër...
Bota
23 Qershor 2025, 19:52
r.ll
pamje nga raketat
IRAN- Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit thotë në një deklaratë se, ndërsa Irani...
Bota
23 Qershor 2025, 19:41
N.F
Foto
IRAN- Irani e koordinoi sulmin e tij ndaj bazës ajrore amerikane në Katar me zyrtarët e Katarit. Sipas raportimet, Teherani dha njoftim...
Bota
23 Qershor 2025, 19:30
r.ll
pamje nga doha
DOHA- Irani nisi sot hakmarrjen për sulmet amerikane të dielën që synonin tre nga centralet e tij bërtham...