Presidenti i Kosta Rikës dhe 6 zyrtarë të tjerë akuzohen për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore
Rodrigo Chavez KOSTA RIKA- Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kosta Rikës po akuzon presidentin Rodrigo Chavez d...
Trump i referohet rregullisht njerëzve që nuk i pëlqen me nofka, por referencat e tij ndaj Cooper prej kohësh duket se kishin për qëllim të përçmonin seksualitetin e Cooper, i cili ka deklaruar hapur se është homoseksual.
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i është referuar vazhdimisht prezantuesit të CNN, Anderson Cooper me emrin e një gruaje. Edhe ditën e sotme në një postim në Truth Social, Trump teksa përmendi disa nga televizonet amerikane dhe gazetarët që sipas tij shpërndajnë lajme të rreme, tha se një prej tyre ishte dhe "Allison" (Anderson) Cooper i CNN.
Sipas mediave amerikane, si New York Times, CBS news apo Associated Press, Trump i referohet rregullisht njerëzve që nuk i pëlqen me nofka, por referencat e tij ndaj Cooper prej kohësh duket se kishin për qëllim të përçmonin seksualitetin e Cooper, i cili ka deklaruar hapur se është homoseksual.
Teksa kandidonte vitin e kaluar për zgjedhjet presidenciale fushata e Trump dhe grupet aleate kanë shpenzuar dhjetëra miliona dollarë për reklama anti-transgjinore. Ai i përqendroi mesazhet e tij në fushata me një apel hipermashkullor ndaj burrave.
Në dy tubime të fushatës elektorale dhe një herë në platformën e tij të mediave sociale, Trump i është referuar Cooper si “Allison Cooper”. Gjatë një tubimi në Michigan, ai u shpreh duke u tallur: “Oh, emri i tij është Anderson. Oh jo.”
Gjatë mandatit të tij të parë të Trump si president, Departamenti i Drejtësisë ndërhyri në një padi private për punësimin, duke argumentuar se një ligj i rëndësishëm federal për të drejtat civile nuk i mbronte punonjësit nga diskriminimi bazuar në orientimin seksual.
Administrata Trump gjithashtu dobësoi mbrojtjet kundër diskriminimit për personat LGBTQ në fusha të tjera, dhe gjatë fushatës vitin e kaluar propozoi një sërë politikash anti-transgjinore nëse zgjidhej përsëri president.
Rodrigo Chavez KOSTA RIKA- Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kosta Rikës po akuzon presidentin Rodrigo Chavez d...
pamje nga transmetimi IZRAEL- Spikeri i lajmeve të CNN-së, Anderson Cooper, u detyrua të evakuohej në një streh&eum...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në "Truth Social" ka folur lidhur me sulmet amerikane në centra...
foto ilustruese SHBA- Avionët amerikanë u zhvendosën nga baza ajrore Al Udeid në Katar javën e kaluar, sipas një imazhi satel...
Foto SHBA- Nju Jorku do të ndërtojë centralin e parë të madh bërthamor në SHBA në më shumë se 15 vjet. Gu...
kilmar abrego garcia SHBA- Administrata Trump tha se një burrë nga Salvadori, i cili u deportua gabimisht dhe më pas u soll përsër...
pamje nga raketat IRAN- Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit thotë në një deklaratë se, ndërsa Irani...
Foto IRAN- Irani e koordinoi sulmin e tij ndaj bazës ajrore amerikane në Katar me zyrtarët e Katarit. Sipas raportimet, Teherani dha njoftim...
pamje nga doha DOHA- Irani nisi sot hakmarrjen për sulmet amerikane të dielën që synonin tre nga centralet e tij bërtham...
Foto KATAR- Një banor i Dohas dhe baba i dy fëmijëve tha se shpërthime të forta tronditën qytetin, por autoritetet e Katarit ...