Bota

"Fjala bërthamore nuk duhet të trajtohet kaq lehtë"/ Trump, kritikon ashpër ish-presidentin rus: A e tha vërtet Medvedev këtë...

Në një postim në Truth Social, Trump tha se fjala bërthamore nuk duhet të trajtohet kaq lehtë.

23 Qershor 2025, 18:08 Nga E. D
"Fjala bërthamore nuk duhet të trajtohet kaq lehtë"/
fotot ilustruese

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kritikoi ashpër të hënën komentet e fundit të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, i cili sugjeroi në mediat sociale se disa vende janë gati t'i furnizojnë Iranit me koka bërthamore pas sulmeve ajrore të SHBA-së mbi objektet bërthamore të Iranit. Në një postim në Truth Social, Trump tha se fjala bërthamore nuk duhet të trajtohet kaq lehtë.

"A e dëgjova ish-Presidentin Medvedev nga Rusia, duke përdorur fjalën 'N' (Bërthamore!), dhe duke thënë se ai dhe vende të tjera do t'i furnizonin Iranit me koka bërthamore? A e tha vërtet këtë, apo është thjesht një pjellë e imagjinatës sime? Nëse e tha këtë dhe, nëse konfirmohet, ju lutem më njoftoni MENJËHERË", shkroi ai.

Komentet e Trump vijnë pasi Medvedev postoi një seri mesazhesh në X (më parë Twitter), duke iu përgjigjur sulmeve të fundit të SHBA-së ndaj objektivave bërthamore iraniane.

Ndërsa zyrtarët amerikanë pretendojnë se sulmet kishin për qëllim ndalimin e përparimit bërthamor të Iranit, Medvedev e hodhi poshtë ndikimin e tyre dhe tha: "Pasurimi i materialit bërthamor - dhe, tani mund ta themi hapur, prodhimi i ardhshëm i armëve bërthamore - do të vazhdojë. Një numër vendesh janë gati ta furnizojnë drejtpërdrejt Iranin me kokat e tyre bërthamore."

lufta ne lidjen e mesme shab rusi

Sondazh

Poll