Bota

"SHBA ka ndërmarrë veprime për të lehtësuar kërcënimet bërthamore", Starmer: Irani të kthehet në tryezën e negociatave! Të arrihet një zgjidhje diplomatike

Starmet përmes një postimi në "X" shkruan se programi bërthamor i Iranit është një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare.

22 Qershor 2025, 10:12 Nga N.F
"SHBA ka ndërmarrë veprime për të lehtësuar
Starmer

ANGLI- Kryeministri britanik, Keir Starmer i kërkon Iranit të angazhohet në bisedime të reja bërthamore ndërsa nxiti për një zgjidhje diplomatike për konfliktin e përshkallëzuar rajonal, pasi Shtetet e Bashkuara iu bashkuan ofensivës së Izraelit kundër Republikës Islamike këtë mëngjes.

Starmet përmes një postimi në "X" shkruan se programi bërthamor i Iranit është një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare. Sipas tij Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të lehtësuar këtë kërcënim.

"Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t'i dhënë fund kësaj krize", thotë ai.

 

starmer tensionet izrael-iran

Sondazh

Poll