Bota

"Shkelje serioze e Kartës së Kombeve të Bashkuara", ministri i Jashtëm iranian: Sulmet e sotme amerikane do të kenë pasoja të përjetshme!

Në një postim në X, ai theksoi se të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara duhet të jenë të shqetësuar për shkak të shkeljes serioze të Kartës së OKB-së.

22 Qershor 2025, 07:31 Nga N.F
"Shkelje serioze e Kartës së Kombeve të Bashkuara",
Abbas Araghchi

IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi e përshkroi sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të vendit të tij të dielën si të papranueshëm dhe një akt jashtëzakonisht të rrezikshëm, të paligjshëm dhe kriminal. Në një postim në X, ai theksoi se të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara duhet të jenë të shqetësuar për shkak të shkeljes serioze të Kartës së OKB-së.

Araghchi theksoi se ngjarjet e mëngjesit të sotëm do të kenë pasoja të përjetshme. Ai shtoi se Irani në rast vetëmbrojtjeje do të shohë të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e tij.

"SHBA-të, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kryen një shkelje serioze të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjit ndërkombëtar dhe NPT-së [ Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore] duke sulmuar objektet bërthamore paqësore të Iranit.

Ngjarjet e këtij mëngjesi janë skandaloze dhe do të kenë pasoja të përjetshme. Çdo anëtar i OKB-së duhet të alarmohet nga kjo sjellje jashtëzakonisht e rrezikshme, e paligjshme dhe kriminale.

Në përputhje me Kartën e OKB-së dhe dispozitat e saj që lejojnë një përgjigje legjitime në rast vetëmbrojtjeje, Irani rezervon të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e tij," shkruan ai.

"Shkelje serioze e Kartës së Kombeve të Bashkuara",

abbas araghchi

Sondazh

Poll

Bota 22 Qershor 2025, 07:24 N.F

SHBA futet në luftë, Trump godet Iranin

Trump SHBA- Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në...