Bota

Sulmet amerikane ndaj Iranit, Trump dhe stafi i tij ndjekin operacionin e ushtrisë, dalin fotot nga Dhoma e Situatave të Emergjencës në Shtëpinë e Bardhë

Fotot tregojnë Donald Trump, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së  Marco Rubio dhe pjesën tjetër të stafit të tyre duke parë zbatimin e planit të ushtrisë amerikane.

22 Qershor 2025, 08:33 Nga N.F
Sulmet amerikane ndaj Iranit, Trump dhe stafi i tij ndjekin operacionin e
Trump

SHBA- Momentet tensionuese në Dhomën e Situatave të Emergjencës në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa zhvillohej sulmi amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit, janë kapur në fotografi që kanë qarkulluar në internet. Fotot tregojnë Donald Trump, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së  Marco Rubio dhe pjesën tjetër të stafit të tyre duke parë zbatimin e planit të ushtrisë amerikane.

Ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Trump njoftoi për “sukses spektakolar ushtarak” më 21 qershor, duke thënë se bombarduesit amerikanë goditën objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Esfahan gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave.

“Qëllimi ynë ishte shkatërrimi i kapacitetit të Iranit për pasurim të uraniumit dhe ndalimi i kërcënimit bërthamor që paraqet sponsori numër një shtetëror i terrorizmit në botë," tha ai.

Trump, i cili vetëm dy ditë më parë tha se do të vendoste “brenda dy javësh” nëse do t’i bashkohej Izraelit në përpjekjet e tij për të shkatërruar objektet bërthamore iraniane, pretendoi se sulmet shkatërruan plotësisht objektet kyç të Iranit për pasurim të uraniumit.

 

trump sulmet amerikane ne iran

Sondazh

Poll

Bota 22 Qershor 2025, 07:24 N.F

SHBA futet në luftë, Trump godet Iranin

Trump SHBA- Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në...