Bota

Jo vetëm sulme me raketa, Irani goditet nga tërmeti me magnitudë 5.2 ballë

Epiqendra e tërmetit ishte pak jashtë qytetit të Semnanit, rreth 210 km në lindje të kryeqytetit.

20 Qershor 2025, 21:15 Nga M.B
Jo vetëm sulme me raketa, Irani goditet nga tërmeti me magnitudë
Foto ilustruese

IRAN- Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur Iranin Qendror, ndërsa Izraeli vazhdon sulmin ndaj Teheranit. Epiqendra e tërmetit ishte pak jashtë qytetit të Semnanit, rreth 210 km në lindje të kryeqytetit.

Mediat e huaja shkruajnë se nuk ka patur raportime të menjëhershme për viktima ose dëme ndërsa autoritetet lokale po vazhdojnë të monitorojnë situatën.

Tërmeti, i cili goditi pak para perëndimit të diellit, u ndje gjerësisht në zonat me popullsi të dendur, duke bërë që disa banorë të evakuoheshin për pak kohë nga shtëpitë e tyre si masë paraprake.

iran

Sondazh

Poll