Bota

Përfundimi i bisedimeve në Gjenevë me Iranin/ Nënkryetari i Komisionit Evropian: T'i mbajmë diskutimet të hapura! Kallas: Palët ranë dakord të flasin për çështjen bërthamore

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Kaja Kallas deklaroi nga ana tjetër se të dyja palët ranë dakord të diskutojnë çështje bërthamore dhe "çështje më të gjera".

20 Qershor 2025, 19:52 Nga M.B
Përfundimi i bisedimeve në Gjenevë me Iranin/ Nënkryetari i
Deklarata për mediat

ZVICRA- Në komente të shkurtra për mediat pas përfundimit të bisedimeve, nënkryetari i Komisionit Evropian tha se përshkallëzimi rajonal "nuk i sjell dobi askujt" dhe kjo është arsyeja pse "duhet t'i mbajmë diskutimet të hapura".

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Kaja Kallas deklaroi nga ana tjetër se të dyja palët ranë dakord të diskutojnë çështjen bërthamore dhe "çështje më të gjera".

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, tha se "ishin të qartë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore". Ai shton se ai dhe kolegët e tij ministra të jashtëm evropianë janë “të prirur” të vazhdojnë “diskutimet e vazhdueshme” mbi negociatat me Iranin.

"Ne i bëjmë thirrje Iranit të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara. Ky është një moment i rrezikshëm dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos shohim një përshkallëzim rajonal të konfliktit midis Iranit dhe Izraelit", tha Lammy.

konlikti ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll