Bota

Evakuohet shkolla me 400 nxënës në Berlin për shkak të një gazi lotsjellës, lëndohen disa prej tyre

Një fëmijë është dërguar në spital për trajtim mjekësor, dhe 37 të tjerë janë trajtuar nga shërbimet e urgjencës në vendngjarje.

20 Qershor 2025, 19:13 Nga r.ll
Evakuohet shkolla me 400 nxënës në Berlin për shkak të
foto e shkolles

GJERMANI- Disa fëmijë janë plagosur dhe një shkollë është evakuuar pas një “incidenti me gaz lotsjellës” në Gjermani. Shkolla Miriam Makeba në Moabit në Berlin, u evakuua në orën 9 të mëngjesit të premten pas incidentit, tha policia. Sipas brigadës lokale të zjarrfikësve, në shkollën fillore kishte rreth 400 nxënës.

Një fëmijë është dërguar në spital për trajtim mjekësor, dhe 37 të tjerë janë trajtuar nga shërbimet e urgjencës në vendngjarje. Të paktën dhjetë fëmijë raportuan ankesa për probleme të syve dhe të frymëmarrjes, tha Policia e Berlinit, pasi substanca u përdor në korridor. Forcat policore po hetojnë aktualisht shkakun e incidentit, raportojnë mediat e huaja.

Një zëdhënës i Brigadës së Zjarrfikësve të Berlinit tha: “Rreth orës 9 të mëngjesit, brigada e zjarrfikësve të Berlinit u njoftua për një shkollë fillore në Zinzendorfstraße në Moabit. Disa fëmijë u prekën nga një gaz lotsjellës. Shkolla u pastrua dhe aktualisht, fëmijët po trajtohen nga shërbimi i shpëtimit. Ndërtesa u ventilua nga shërbimet tona të emergjencës dhe tashmë është e pastër. Si masë paraprake, kemi njoftuar disa ambulanca në shkollën fillore."

Në një deklaratë nga Policia e Berlinit thuhej: “Të paktën dhjetë fëmijë thuhet se janë ankuar për acarim të syve dhe të frymëmarrjes. Ata aktualisht po trajtohen nga personeli i urgjencës. Ndërtesa është evakuuar dhe ventiluar. Aktualisht, nuk ka më asnjë rrezik. Operacionet shkollore do të pezullohen. Hetimet për shkakun dhe autorët e mundshëm janë duke vazhduar."

shkolle ne berlin

Sondazh

Poll